Pellazgët ishim ne shqiptarët

Fahri Xharra,27.02.16
Gjakovë


 

“Përse na duhet Historia jonë e kaluar?” – lexojmë jo rrallë në median tonë, mendimet e disa politikanëvetë moderuar, të disa “analistëve” apo “opinionistëve”.“Përveç luftrave dhe gjakderdhjeve (të kota-sipas tyre) nuk na afron gjë tjetër. Duke u shkëputur “nga e kaluara” ne shkëputemi nga burimi i “nacionalizmaveballkanike”, shkaktare të konflikteve të shumta, edhe edhe
në ditët e sotme Po, ku qëndron vlera e shkrimit dhe studimit të Historisë sonë të shkuar?.
Senatorii Republikës romake dhe autor i librave historikë, Gaio Sallustio Crispo (86-34 pk) ju bënte thirrjebashkëkohësve të tij, se shkrimi i Historisë është po aq i rëndësishëm për qytetrimin romak, sa edhe veprate njerëzve. Mbas më se njëzet shekujsh, profesori i Universitetit “Sapienza” të Romës, Pietro Scoppola pohon: “Historia është raporti i përhershëm midis së sotmes dhe të kaluarës sonë. Ne kerkojmë tek e kaluara, shpjegimin e problemeve që kemi, kërkojmë ndërgjegjjen e asaj që jemi sot”.
Pra nuk mund të kemi një të sotme të suksesshme,pa njohur dritën e së vërtetës historike siçvërente bashkohësi i Sallustios, Ciceroni. Ja përse, botimi i një libri të ri apo i jë studimi tëri mbi historinë e popullit tonë,ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shoqërinë e sotme shqiptare.

ZEWSS

Është e nevojshme që studjuesit shqiptarë të merren me “Gjërat Sarde” për të parë nëse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnë bërthama të përbashkëta qytetërimi. Gjithashtu, shpresoj që edhe ne nga ana jonë – qofshim ose jo akademikë por thjesht kureshtarë, ose eksperimentues të arsyeshëm pa paragjykime dhe të pajisur me dritën e llogjikës – të merremi me “Gjërat Shqiptare”, duke studjuar në menyrë më të thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare.

Ky punim është për mohusat që vazhdimisht çirren kundër të vërtetës sonë, që mohsave t`iu spjegohet nën dritën e fakteve dhe argumentave shkencore se cilit populli i takon nderi i prejardhjes nga polemi më i moçëm i Evropës. Argumentet do të huazohen, ind e majë, vetëm nëpërmjet kriteresh rreptësisht shkencore nga historiografia, arkeologjia,numizmatika, epigrafia, sfragjistika, gjuhësia, etimologjia, onomastika, etnografia, folkloristika, jurisprudenca, antropologjia, hematologjia, ekonomia, statistika, demografia, gjeografia, gliptografia, qeramologjia, historia eartit,zoologjia, botanika, etj. Në ecurinë e vet, kjo përpjekje, ndryshe nga ndonjë që nisej duke u ngjitur nga e shkuara misterioze drejt një të sotmespekulative, do të çapitet duke zbritur nga e tashmja e mirënjohur drejt së kaluarës së panjohur
“Konkluzionet e gërmimeve në Akropol dhe tradita. Kazma,… udhëheqës i ndritur në gjurmimin e kohëve parahistorike, hodhi dritë mbi historinë e lagjeve të para të Akropolit duke zbuluar se edhe mbi këtë shkëmb të shenjtë jetoi dhe veproi një popull, qytetërimi i të cilit ishte i njëjtë dhe kaloi në të njëjtat faza me qytetërimin e atij populli, që u bë zot i Akropolit, i Tyrinthit dhe i Akropolit të Mykenës, që ishin qytetet më të dalluara të Greqisë akaike..
Sot e pranojnë pothuaj të gjithë që vendet më të vjetra të banuara edhe në Atikë ishin ato të pellazgëve, të degës më të madhe në numër ndër fiset parahelene, e cila kishte njohuri elementare qytetërimi.. Fisi parahelen barbarofon.. autokton i pellazgëve të Herodotit sot pranohet se ka paraekzistuar me të vërtetë dhe jo si një trillim i fantazisë. Skepticizmi superkritik, armik i traditës, u përkul dhe tradita e athenasve për pellazgët Kranaj.. për fisin e pellazgëve Aigialeas dhe të danaasvet si pasardhës të pellazgëve.. besohen sot si dëshmitarë plot besim të ekzistencës së tyre. I papërcaktuar mbetet vetëm vendi dhe koha e prejardhjes së tyre. (Enciklopedia e Madhe Greke – Pyrsos, vol. II, fq. 44).

Nermine Falaski Vlora konstaton se shqipja që flitet në trojet indigjen e Shqiptare ishte gjuhë e përbashkët e pellazgëve, ilirëve dhe e etruskëve të lashtë, prandaj nëpërmjet saj mund të rindërtohet edhe historia e tyre”.
Kurse, Zoti Aref na bën me dije se historia jonë e lashtë është shumë më tepër nga ç’e pandehim, se ajo është epiqendra e zhvillimeve historike të mbarë popujve të Europës, se ajo është matrica e gjuhëve kryesore që kanë mundësuar lindjen e plot të tjerave, është vatra e magmës gjuhësore të popujve. Po t’i referohemi asaj që na kanë bërë të besojmë studiuesit e historiografët e huaj, janë qytetërimet greke dhe latine ato që kanë gjeneruar gjuhët dhe kulturat e kombeve europiane, por zoti Mathieu Aref na bën me dije se në themelet e tyre qëndron qytetërimi i stërlashtë pellazgo-etrusk. Gabimi i gjuhëtarëve të mëdhenj, pohon Aref, qëndron në faktin se ata kanë marrë e marrin në shqyrtim sanskritishten, greqishten e vjetër dhe latinishten, duke anashkaluar atë më kryesoren, e cila është çelësi i njëmendtë: gjuhën shqipe. Iliada dhe Odisea nuk janë vepra të qytetërimit helen, por krijime të drejtpërdrejta të qytetërimit të madhërishëm pellazgjik.

Shqiptarët e sotëm, jemi popull pellazgo-Ilir, flasim në të njëjtën gjuhë, që tregon se në antikitet pellazgët dhe ilirët kanë qënë të njëjtë etnikisht. Kështu, kombi shqiptar është epirot, pra pellazg pasi Epiri antik zë pjesën më të madhe të atij që quhet shtet shqiptar, është Maqedon, pasi ne shqiptarët etnik banojmë në një territor të gjerë në Maqedoninë antike. Pra meqë jemi maqedon, jemi pellazgë, pasi maqedonët quhen si pellazg. Nga ana tjetër nga të dhënat e tjera, maqedonët janë quajtur edhe si paion që nga Homeri, Herodoti, Straboni etj. Por paionët ishin një fis ilir, që do të thotë se maqedonët janë edhe ilirë. Dardanët ishin një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve, që janë autokton dhe sot quhen shqiptar ashtu si dhe epirotë dhe maqedonët pellazg. Kjo tregon se nga etniciteti, pellazgët dhe ilirët kemi qënë të njëjtë.
Lidhur me autoktoninë e shqiptarëve në këto territore nuk ka diskutim nga historianët që ne jemi pasardhës të popullsisë së vjetër ilire, por edhe pellazge, përderisa një pjesë e shqiptarëve të sotëm rrjedhin nga ata. Faktet historike dhe gjuhësore tregojnë se shqiptarët si komb jemi krijuar në territoret që kanë.

Dhe në fund nga Enciklopedia Britanike: ‘Pellazget jane shqiptarët me famë’.

“Il geografo franco–danese Conrad Malte–Brun (1755–1826) ipotizzò connessioni tra la lingua albanese e quella pre–omerica. Egli fu il primo a proporre che gli Albanesi potessero essere i moderni discendenti dei Pelasgi. Johann Georg von Hahn (1811–1869) diede per sicura tale discendenza e collegò gli Illiri con i Pelasgi. Lo studioso francese Edouard Schneider, specialista della lingua etrusca, tradusse iscrizioni etrusche tramite l’albanese e si convinse che i Pelasgi fossero gli antenati degli Albanesi. August Schleicher (1821–1868) era indeciso se la lingua albanese fosse più vicina al latino o al greco; infine la catalogò come ramo della lingua pelasgica. “

Referencat , që kishte me qenë mirë t`i lexoni

Shkruesit e historisë duhet të jenë njerëz të lire, Fatbardha Demi
Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë, Prof. Alberto G. Areddu
Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Spiridon Konda
Pellazgët, origjina jonë e mohuar , Dhimter Pilika
Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiae ,Elena Kocaqi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close