TAVERNA OPOZITARE (USHTARI I MIRË HASHEP GAZEPI – III.)

SYLEJMANI

Shkruar nga Sermet Sulejmani


E kë tjetër do ta ftonin për ta bashkuar ‘’opozitën’’ shqiptare në Maqedoni përpos Ushtarin e Mirë Hashep Gazepin. ‘’Haj, medet, haj…’’- përsëriste Hashepi me të marrë këtë ftesë. ‘’Si s’më lanë rehat një ditë, jaho…’’! Teksa po vente në Shkup, tërë rrugës kërciste gishtat e dorës ‘’krrak-krruk’’, e mbllaçiste më vete se si, ‘’kurrë s’do tërhiqej nga lufta kundër këtyre ‘’ish-komandatëve’’që e kishin kapur miletin për fyti, si një bollë Bellanoce që s’të lëshon deri në frymën e fundit. Kishte dyshime të mëdha që do t’ia dilte kësaj detyre ‘’të shenjtë’’, prandaj thoshte ‘’pale si do t’më vejnë punët me këta halabakë”… Me kë do puqem…?!
Shabani ka uzurpurar gjithëçka për vete, që nga vlerat e luftës e deri ke sokaku I shtëpisë dhe s’po lë gjallë mbi tokë të gjithë ata që po ua ‘’turbullojnë’’ ujin. Hëm, do na vrasë të gjithëve…edhe mua!… Me të zbritur nga taksia, aty përballë përmendores së Skënderbeut, iu ngjit shkallëve të restorantit me çapat e tij prej malësori, si një korrier ushtarak. Aty pranë, në bahçen e restorantit ‘’Mos m’i prek mustaqet’’, ‘’lehtësuesin’’ e bisedimeve, po e prisnin tre burrat: Kahriman Çegrani, Salajtin Ladorishti dhe Hafëz Dërgut Xurxulli. Të gjithë, veçmas, para ca kohëve filluan ta quanin veten Opozitë e Vërtetë Shqiptare në Maqedoni.

– Mirë se erdhe, Gazep! Kemi dëgjuar shumë legjenda lufte për ty, o trim! – iu drejtua Selajtini me një toskërishte të kulluar ky burrë i gjatë me flokë të gjata e kaçurrela. Hashepi sapo rehatoi ‘’pjesën e poshtme të shpinës’’ në një karrige prej druri të lyer me vaj të djegur, dëgjoi një përshëndetje: -‘’Selamu-alejkum!’’ … Qe një zë i hollë ‘’burri’’ që ia futi drithërimën trupit skeletor të Hashepit, aq më tepër që ky zë ‘’burri’’ që i ngjasonte një femre të llastuar, nesër ‘’do të merrte’’ pushtetin e shqiptarëve në Maqedoni. Hashepi e shikoi këtë njeri të çuditshëm nga këmbët e deri në kokë. U përpoq të nxirrte një llaf nga goja por s‘i doli e si doli. Murmuriti plogësht mes buzëve: ‘’O Zot, qenka burrë!’’ Shpejt e shpejt, nga neveria, uli kokën si një struc e s’foli një kohë të gjatë. Heshtjen e prishi Kahrimani kur porositi kamerierin që t’u sillte diçka për t’u freskuar:

–N’go k’tau, mo arro, të na bish ene për t’ngran, se k’ta kanë pare nga Davutogllu!… – O, ooo, kshire be Gazep… meniere ia nisën me konushtis me ‘’speca’’?! Aaa Gazeeep…! N’ven se m’u mor vesh a do t’i fitojmë zgidhjet… e ti mujm k’to marksistët, k’to po na shurllojn me mesele…! Kallxona a po fitojm Gazep? – Ia dha me zemërim dhe përsëriti emrin e Ushtarit të Mirë gabimisht për të tretën herë, Hafëz Xurxulli. Me ta dëgjuar emrin ‘’Gazep’’, Ushtarit të Mirë iu trazuan flokët mu si therra iriçi, por meqë kishte ardhur për ta bashkuar opozitën, shtërngoi dhëmbët e u përmbajt së shari: – Hëm… s’do mend se do fitojmë, ‘’zonjushë’’, – e shikoi në sy Hafëz Xurxullin, -nëse ju bëheni bashkë e… –Elle, elle ti abi, a-a-a?! Po, une, une s’jam ‘’hanme’’ po-po burë… –Epo, as unë s’e kam emrin Gazep, po Hashep… arka-dash…

Po ku e lam, -u përpoq ta tejkalonte ironinë Hashepi. –Po, deshta t’ua përkujtoj që në kohën e atij burri që po shihni atje në kalë, – drejtoi gishtin tek busti i Skënderbeut, –Të gjitha fiset shqiptare atë kohë u bënë bashkë me heroin ton kombëtar dhe arritën që ta shpartallonin pushtuesin osman. Ja, kështu mundeni… –Aaaa, jok abi, aj a kon hasëm i muslimanve e jo… –ia ktheu, Hafëz Xurxulli dhe vazhdoi. – Gjergj Kastrijoti ka vra neve për interesa t’Vatikanit… Hashepi u skuq si luleshtrydhe. Nga zemrimi përplasi dorën mbi tavolinë dhe lëshoi një piskamë, sa u dridh tërë Kalaja e Qytetit në Shkup. Uluriti: – Mjaaaaftë, ooooo taleban! Po si s’të vjen turp të flasësh me këtë gjuhë… Mbylleee gojën ose ta mbylli unë! A more vesh? ‘’Mora-thuaj’’! … U dëgjua një zë i hollë dhe i shterrur i Xurxullit, ‘’mo-mo-ra’’! Hashepi po dridhej i tëri si një thupër shelgjeje. Në tavernë ra një heshtje morti. Selatin Ladorishti me një zë të trashë përsëriti fjalët e Hashepit: -‘’Po, po, të kesh turp!’’ dhe u ul si një dru në karrige. Për ta zbutur situatën, ai tha edhe këto fjalë, por kësaj rradhe nga pozita e ‘’uturakut’’: –Na thuaj diçka be trim Kumanove, se vetëm ju na mbetët patriotë të vërtetë?!

Hashepit i errdhi disi çeherja dhe u ngrit në këmbë për ta mbajtur fjalimin e tij të rradhës.. – Trimërinë s’e bëra unë vetë, atë e gjeta në mes të popullit… –Po çëlloje be niher se sa asht ‘’skromen’’, o shpajrtin ta hanksha, o Komandant Gazep!… –e ndërpreu njëri nga shoferët e kryetarve të partive. që e deshti lirinë. -E para, ooo s’e kam bre emrin Gazep, po Hashep! Po si s’ma mësuat emrin njëherë, ooo… Juve… si jua thonë emrin?… – Kush? Unë! Se-selatin… doktor i Marrëdhënjeve për Qeverisje Lokale… –Ouu!? Qenkeni edhe profesor edhe s’mbaki në mend një emër të përvetshëm si i imi!? Hëm, hëm, po kaq tituj që paskëni, u mjaftokan njëqind partive… Nejse, ku e lash e ku mbeta? – Te… ‘’e dyta’’… – u dëgjua zëri nga tavolina tjetër e Shkrimtari Ateist. –Aaa po, po… e dyta, më thelbësorja. Ti?! Po-po ti , ti i Gostivarit. Më thuaj ç’të duhet ty t’i fitosh zgjedhjet kur në të kaluarat kur patët dy deputetë, pas zgjedhjeve ju ikën te partija e Shabanit për një copë suxhuk? A?… –Ama… neve na vodhën edhe… -u mundua të arsyetohet Kahriman Çegrani, pasarrdhës i Parisë Reumatike me qendër në Gostivar.
–S’ka këtu, ‘’ama’’., more bullafiq… – ia preu fjalën Hashepi si me çaki Tanishece. – Ama neve na i vo-vo -… S’kam ardhur këtu as për ‘’vezë’’ e as për ‘’byrek’’ që të humbi kohë me ty… Ti, i cilës parti je?… – Une?! – Zgurdulloi sytë Hafëz Xurxulli. –Po, po, ti. –Po kshire, na t’‘Hyrijet-it’’ ina pi zamanit venali ktu… ene, na duhet me kan t’part e miletit… A po ma mer vesh…? Elamdurilah, nihere çi imi musliman… Shkrimtari Ateist po ziheshte së qeshuri nga brenda saqë, për një moment mezi arriti ta fshihte zgërdhirjen e tij si mi edhe pse lotët i dilnin rrëke. Po çfarë të bënte se? Dukej qartë se asnjëri s’e kishte vu re këtë zgërrdhirje. Në ato çaste tragjiko-komike, mbërritën analistët dhe dashamirët e opozitës, Naser Zulbehari dhe Abdul-açim-Aborigjeni, shkrimtari ynë me nam në tërë Shqiptarinë Etnike. Ata nga afër e kishin ndjekur tërë kohës me kurreshtje të madhe debatin që po zhvillohej, mu si lejlekë mbi strofullën e ndonjë plepi. Na përshëndetën shkupjançe ‘’Merhaba, vëllezër!’’ … Hashep Gazepi përsëri kërceu nga karrigja. Më tutje në tavolinën përballë, po zgërrdhuqej shkrimtari rebel, si një orospi rruge. Hashepi i dalë nga kontrolli. – O ‘’haxhiqamilë’’! – Ngriti dorën drejtë bustit të Skënderbeut dhe filloi të shajë me zë: – Uuu, po ju s’qenkëni shqiptar he shkofshi të gjithë në rrotë të s’amës’’, be talebanë! … Djersët po i rrëshqisnin si vesë vjeshte gjersa po i shikonte këta mjekërrcjepërr që po lakmonin ta merrnin pushtetin anise trupin e kishin në Maqedoni ndërkaq kokën në Anadolli!

‘’Haj-haj, vaj me det kush pret t’i bëjë synet ’’, tha me vete Ushtari i Mirë Hashep Gazepi. ‘’E ç’të mirë do shohë ky popull nga këta ‘’Haxhiqamilë’’që edhe pas njëqind vjetëve akoma ëndërrojnë Turqinë?! Pas një çerek ore para tij qenë mbledhur dhjetëra ‘’burra’’me mjekërra të gjatë e cila u zgjatej deri tek sedefi i fundit i sakos. – Ooo, po çka jeni… Arab apo turqi?! -Po xhi ‘’opozitë’’ ini ju…?! – iu bashkëngjit reagimit përfaqësuesi PPD-së me seli në Tetovë. – Epo, çish me ta kallxau… mesela…sefte neve… imi musliman, ene masanej… – Po edhe ne jemi musliman, ooo mjekërrcjap, po jo si ti hajvan! – Ama une.. hur-hur… –Hurma de! – Jok bee… jok!… Une guhën shkipe po di… ama biraz… –Xhi ka me guhën ton, be? Po trëuku be… – ia ktheu Kahriman Çegrani dhe thirri: – Kamaler, birna diçka me paj…ene me ngran se jam tas… Kurse ktaj ‘’hafëzit’’, ni ‘’kumbëll zemzem’’? –Jo, jo, jooo… ‘’tibistakfurrllaaah’’, joook! Raki jok. Ajo çok haram! Ngo ktu, ene, ene, ‘’manjak mu kan, ni marifet n’xhep duet me lan’’ Aaa, jok ashtu…! Mu çu…! – Kush t’u çu, be pis?! – O, une po shkon…n’shpi! – Po haj trëuku, e mos ha shëum e shëum, se t’njoh un taij moti! A e din ni vakt kur pëijshim Shlivovic te ‘Reka e That’ me Lalushin?… – Ama, arkadash…? –O ky ‘’arkadashi’’ apo dash ti trëupin k’tëu kurse krajën n’Ankare… Po xhij ‘’opozitë’’ ini ju?! Na imi pi kohën e Nevzat Halilit ene… s’po lavdrona –iu bashkëngjit reagimit përfaqësuesi PPD-së me seli në Tetovë. Ou-ou-ou, turko-arabë! Po pse, me ju do bëjmë’’bashkim’’…?!! Unë ika, Hashep, se k’tëu s’paska hajër! …

Fjalën e mori më në fund, shkrimtari me nam, Abdul-Açim Aborigjeni: –Më ngadalë zotërinjë, mos u zieni kot. Pavarësisht që ky provincializëm i pranishëm oriental, e ka një të mirë; na ka ruajtur nga asimilimi i koshiencës kombëtare nga destruktivizmi abuziv e inkluziv që kishte për qëllim një filozofi të dëmshme me determinim determinant dhe degjenerues… –Ouuu! Or taj, a ke lujt be taëj pi menve?!! Po xhit fuol taj be… Mos ije i s’mut a? Po ku ki studirat taëj be? S’po t’merr vesh asnja… Po folni shëip se trenove. Po, haj trëuku e mos m’shurrdho… Gjinihall! Po mere be ni piv se na shkon ma majr muabeti? –Jo, jo, se është haram! – Po, mere be nja se s’e prish… –Ani be, ani…po e marr një, ama vetëm një, se moti e kam lan! … Shikoi rreth vetes,djathtas-majtas, dhe ‘’ngëk-ngëk-ngëk’’ dhe e zbrazi tërë shishen e birrës ‘’Skopsko’’ sa, iu turbullua shikimi para vetës. –Ouoo, ohh-oh, m’knaçi be! –fërkoi barkun, Shkrimtari me nam, porsa zbrazi shishen e parë. Hafëz Xurxulli filloi të ulurasë ‘’kuku-kuku-kuku’’, ‘’haram, haram’’…

–Ndëgjo, ti pretendent i ‘’fronit’’, rakija është e ndaluar për budallenjtë që shkaktojnë probleme… Kamerier, sillja edhe xurxullit një të rrushit edhe një sallatë jeshile?! –Jo-o-o, hafëz! –ia kthehu Xurxulli, –ti zati, hanedan i kan pa fe… –Nashte une s’marr vesh shumë në fe, be Xurxullajkë, ama s’e vjedhi miletin si ju e as kam ‘’mercedes’’e sahata zvicrre. – Ej, ej, eeej, po a doni m’u marrë vesh mes vete, apo po lini Shabanin e Hakisë të sundojë edhe nja njëzet vjet të tjera? Kështu siç po ju shoh, ai jo vetëm që botën do ta xhezdisë po… –Pse, ku paska shkuar? – peti Selajtini. -Në Junanistan. –Ku, ku?! –Në Athinë për ta zgjidhur emrin e atij fëmijës që qe gjetur ‘’kopil’’ tek lumi i fshatit tonë, në nëntëdhjetën. Haj-haj, i ka mbetur Shabanit ta zgjidhë këto pisllëk… –Cili Shaban, se në fshat kemi tre Shabanë? –Shabani i Hakisë, de, ai që po sundon me fshatin tonë pesëmbëdhjetë vite me fshatin tonë! –Of, of, of, po ai s’i ka zgjidhur hallet e shtëpisë së tij, e lere më të merret me emrin e ‘’kopilit të fshatit’’. Kë kishte marrë me vete? –Po dihet kë, atë ‘’selfexhiun’’ e Yskypit, Alltan Puplën. –Of, of, of, na paska marrë lumi-i-i… Do na sundokan edhe nja njëzet vjet të tjera këta ‘’rabaxhinjë’’që bëjnë punë hangari, për ata që na vrasin çdo vjet në avlli!… E ne me ‘’taverna orientale’’ dashkëmi t’ua marrim pushtetin… Ne opozitë?! Pu-pu-puuu…!

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close