Ivica Dačić thotë se “Pas së gjithë kësaj çfare ka ndodhë në Kosovë,Srbija pret që autoritetet e Prishtinës ti realizojnë të gjitha marrveshjet e arritura!!”

Nuk dihet se çfarç lidhje ka kjo deklaratë e ministrit të punëve të jashtme të serbisë Ivica Dačić me ngjarjet e fundit në Kosovë por ai krekoset se me atë se se pozicioni i Serbisë në Kosovë qenkësh forcuar!

Ivica-Dacic
Ai para shkuarjes në New York ku do të marr pjesë në mbledhjen e këshillit të sigurimit të KB ka deklaruar se “tani pozicioni i Serbisë është forcuar,duke shtuar se më nuk ka arsyetim se diçka nuk mund të realizohet,dhe se populli serb në Kosovë pret që të përmbushet e tëra ajo për çfarë është arritur marrëveshja”

Ai pastaj ka thënë se “Srpska Lista me sjellje konstruktive i ka kontribuar forcimit të pozites së popullit serb në Kosovë”
“Pozicioni ynë tani është forcuar,duke marrë parasyshë se në ato konfliktet e brendshme,jostabilitet,,demostrata,Srpska Lista ka pasë një rol shumë konstruktiv e cila ishte në interesin tonë”ka thënë Ivica Dačić për Radio Beograd,para shkuarjes ë New York.

Në pyetjen për atë se zgjedhja e Hashim Thaçit për kryetar të Kosovës a do të jet temë e mbledhjes së KB,ai ka thënë se nuk do të jet,sepse sipas tijmbledhja ka të bëjë me periudhën e cila ka të bëjë me raportin e B.K.Mun,por ai tha se “është e mundur që edhe kjo të përmendet”.
Ai ka shtuar se “Për neve është shumë e rëndësishme që autoritetet e Prishtinës ti zbatojnë ato për të cilat kanë premtuar në Bruksel.Dhe se pas së gjithë kësaj çfare ka ndodhë në Kosovë,më nuk ka asnjë arsye që diçka nuk mund të realizohet,e edhe Srbija dhe populli srb në Kosovë presin që të përmbushen të gjitha për çka jemi marrë vesh!!!”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close