Magbulja po lë gjurmë në kohë me artin piktural…

Tefik Selimi    Gjilan, 28 shkurt


Magbule Xhemaili është njëra nga piktoret e shquara jo vetëm në Gjilan, por edhe më gjerë. Kjo është një piktore e “heshtur”, por e zellshme dhe shumë punëtore. Magbulja punon dhe s’ndalet. E do artin e pikturës, por edhe arti është bërë pjesë e pandashme e saj. Shih për këtë, ajo çdo ditë po tregon suksese në artin e pikturës. Emri i saj tashmë i ka kaluar kufinjtë e shtetit tonë. Me brushën e saj po e pushton botën. Pra, po lë gjurmë në kohë me artin piktural.

Magbule Xhemaili, piktore gjilanase

Magbule Xhemaili, piktore nga Gjilani

Ajo, para pak kohe ka hapur ekspozitën e saj personale me titull “Gjurmë në kohë” në Rozhajë të Malit të Zi. Është hera e parë kur kjo piktore nga Kosova (Gjilani), ka prezantuar opusin e saj nga arti piktural jashta kufijve të shtetit tonë. Kjo është një ngjarje e këndshme kulturore për të gjithë ne, e cila, para pak kohe, ajo ka prezantohet 30 punime në Rozhajë të Malit të Zi.
Pra, kjo piktore gjilanase ka bërë emër me paraqitjen e saj në artin e pikturës. Ajo gjer më tani ka pasur disa ekspozita personale e një numër të tyre kolektive. Pikturja e saj është një vepër përjetuese shpirtërore, e cila shënon momente e ngjarje kohësh, por edhe ngjarje aktuale, të cilat na rrethojnë gati çdo ditë dhe janë pjesë e jetës së njerëzve tanë. Kësaj here, ekspozitë personale në Rozhajë të Malit të Zi, ka qenë, jo vetëm një befasi e këndshme e krijimtarisë së saj artistike, por edhe një vepër mjaft e shkëlqyer e artit të saj piktural. Siç dojet, ekspozitën e saj e ka shpallur të hapur Aldemar Ibrahimoviq, i cili ka theksuar se kur të shikohet krijimtaria artistike e Magbule Xhemailit, ajo del si një “zëdhënëse” e kohës në të cilën jetojmë, por edhe si një dëshmitare e një kohe dhe realiteti jete. Jo vetëm kaq.
Magbule Xhemaili është e lindur në Pogragjë të Gjilanit, më 1976. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazun “Zenel Hajdini” në Gjilan, më 1995. Ajo me kohë është regjistruar Fakultein e Artit Figurativ pranë Universitetit të Prishtinës në Degën e pikturës, në klasën e Akademik. Prof. Muslim Mulliqit. Ka diplomuar, më 2000 në klasën e Prof. Xhevdet Xhafa. Po ashtu, ajo ka mbaruar magjistraturën me sukses temën e diplomës “Struktura e grafitit në pikturë”, te Prof. Esat Vallës, më 2008.
Magbulja është mësimdhënëse e lëndës së Artit figurativ në Gjimnazin Zenel Hajdini në Gjilan. Nga tetori i vitit 2012 deri në qershor 2013 punoi si bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin e Edukimit në Gjilan në cilësinë e asistentes në lëndën Arte të Bukura. Nga shkurti 2014 vazhdon të punojë në Fakultetin e Edukimit në Universitetitn “Kadri Zeka” në Gjilan, në cilesinë e Asitentes në lëndën e Vizatimit dhe lëndës Arte të bukura. Jo vetëm kaq. Ajo ka një bagazh të veprimtarisë së saj nga arti i pikturës.
Më 1999 bëhet anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Gjilanit; më 2000 e udhëheq kursin e fotografisë Artistike; në vitin 2000 themelon OJQ- në Grupit të Artistëve të rinj “ Botart ”;
Më 2001 realizoi në bashkëpunim projektin e quajtur “Muri i Paqës” mural i pikturuar në një ndërtese në qendër të Gjilanit; më 2002 bëhet anëtare e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës, SHAFK; më 2005 bëhet anëtare e SHAFM Draudacum – Gostivar – Maqedoni;
më 2006 merr çertifikatë nga seminari treditor me temën “Trajnimi i mësimdhënësve rreth metodologjive të reja të mësimdhënies në lëminë e artit figurativ – Art terapi “oganizuar nga Foundation together –Slloveni & QPEA – Ferizaj; më 2008 ka hapur ekspozitën e femrës kreative me moto:“ Ne jemi ato që…”; më 2008 ka kryer kursin për disanj Grafik etj.
Ekspozitat e saja personale
Magbule Xhemaili ka hapur këto ekspozita personale, si janë: Më2009 – ” Gjurmë në kohë “/ Galeria e Ministrisë së Kulturës, Prishtinë; më 28 shtator 2009 – ” Gjurmë në kohë “/ Galeria e Arteve, Tetovë – Maqedoni; më 21 mars 2014 – Ekspozitë individuale në objektin e zyrës së Kryetarit të Komunës – Gjilan; më 13 qershor deri më 9 korrik 2014, hapo ekspozitën Ndërkombëtare në Hamburg të Gjermanisë etj.
Ekspozitat kolektive të saja janë:
Më vitin 1998 – 2013 “Flaka e Janarit” Galeria e Arteve, Gjilan; më 2000 – “Shpërthimi” Ekspozitë e klasës së profesorit Xhevdet Xhafa – “Hani i 2 Robertëve”, Prishtinë; më 2000 – “Udhëtime në kujtesë” – Ekspozitë e Fotografisë Artistike, Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë
2000 – Centre Philippe Auguste 27200 Vernon, Francë; më 2002 – “Shoqata e Artistëve Figurativ të Gjilanit”, Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë;
Më 2003 – 2007 “Femra krijuese” Galeria e Arteve, Gjilan; më 2003 – “Arti dhe Natyra” ekspozitë kolektive përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë; më 2004 – “Bienali Ndërkombëtar i vizatimit”, Galeria e Arteve e Kosovës në Prishtinë; më 2004 – “Salloni Pranveror” Muzeu i Kosovës, Prishtinë; më 2004 – “Salloni i XXXI i Nëntorit”, Galeria e Arteve e Kosovës – Prishtinë; më 2005 – “Ekspozitë kushtuar 8 Marsit” Muzeu i Kosovës, Prishtinë; më 2005 – “My Changes 3” “Kështu nuk vritet një grua” Galeria Kombëtare e Arteve –Tiranë; më 2005 – Ekspozita – Kolonia Artistike “Gostivari ’05”- Galeria e Qendrës për Kulturë, Gostivar; më 2005 – 2007 “Ekspozitë Mbarëkombëtare” – Galeria e Qendrës për Kulturë, Gostivar; më 2006 dhe 2008 “Gjonmili” Ekspozita e VI – të & VIII – të Ndërkombëtare e Fotografisë, Galeria e Arteve, Prishtinë; më 2006 – “Ekspozitë e stud. të Fakultetit të Arteve Prishtinë ” Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë; më 2006 – 2007 “Ditët e Kulturës shqiptare në Maqedoni” Galeria Çifte Hamam, Shkup; më 2006 – “Çmimi Muslim Mulliqi” ekspozitë në Galerinë e Arteve të Kosovës, Prishtinë; më 2008 – “Muaji i Parë i Pavarësisë” Ekspozitë e Fotografisë artistike, Galeria e Arteve, Gjilan; më 2008 – “ Ne jemi ato që…” ekspozitë e Femrës kreative në Galerinë e Arteve, Gjilan; më 2008 – “ Ne jemi ato që…” ekspozitë e femrës kreative në Galerinë e Arteve e Kosovës, Prishtinë; më 2008 – “Ekspozitë kolektive – përvjetori i themelimit të PDK- së”, Kafe / Galeria e PDK-së, Gjilan; më 2009 – “ Shoqata e Artistëve Figurativë të Gjilanit ” – Galeria e Arteve, Pejë; më 2009 – “ Salloni i Gjilanit ” – Galeria e Arteve, Gjilan; më 2010 – “ Gjon Mili” edicioni i 10- të/ Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë;
më 2010 – Kolonia Artistike ,, Apollo 2010,, Fier, Shqipëri; më 2010 – Ekspozita Mbarëkombëtare ” Çmimi i Nëntorit ” Gostivar, Maqedoni; më 2010 – Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë Artistike ,, Fokus,, Fier – Shqipëri; më 2011 – Kolonia Artistike Ndërkombëtare“ Ulqini 2011”, Ulqin; më 2011 – Ekspozita e kolektive “ Ulqini 2011”, Ulqin;
më 2012 – Ekspozita në Plejada e Artistëve Ndërkombëtarë – Prishtina 2012; më 2012 – “Arti dhe Gruaja” ekspozitë në Kuvendin e Kosovës; më 2012 – Ekspozita – Kolonia Mbarëkombëtare te Artit “ GOSTIVARI QYTET I MIQVE”; më – 2012- 2013 – Ekspozita në Plejada e Artistëve Ndërkombëtarë – Prishtina; më 2013; më 2013 – Ekspozita Ndërkombëtare e Formatit te vogël – Galeria e Universitetit Ndërkombëtar në Novipazar; më 2014 – Ekspozita në Kolonia Artistike Ndërkombëtare “ Pogradeci 2014 “ dhe më 2015 – Ekspozita “ Flaka e Janarit “ Galeria e Arteve në Gjilan.
Magbule Xhemaili, piktore nga Gjilani, për veprimtarinë e saj artistike mori më dhjetra mirënjohje e çmime të merituara nga komuna dhe nga insitucionet tjera të kulturës. Ajo po e pushton botën me artin e saj të bukur e joshës për të gjithë. Ne i uruam shumë suksese!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close