Putini,për ti arritë qëllimet e tij ekspansioniste në Europë po bënë ç’mos që ta përqajë shoqërinë gjermane

Shkruar nga: Xhelil Arifi            29/02/2016-Gjilan


Kujt po i konvenon kjo gjendja e tashme,me luftra e me refugjat gjithanej nëpër botë,nuk është shumë e qartë por megjithate një gjë dihet,se është kah riprojektohet rendi në botë dhe gjthë secili që ka mundësi mundohet që sa më shumë të shkëpusë hisen nga kjo gjendje,e edhe ma shumë se kaq.

Është Rusia ajo që politiken e saj ekspansioniste në këo rrethana,lëre që nuk po e fshehë por siq duket edhe po e projekton dhe zhvillon që ti shërbejë sa më mirë drejt qëlimeve të saja dhe ato jan hiq ma pak dhe ma shumë se ajo që quhej BRSS!E për ta realizuar këtë gjë në Europë asaj i duhet që ta thyej ose të pakten ta neutralizoj politiken e kombit dhe shtetit shtyllë të Bashkimit Europian,Gjermanisë.Dhe lëvizjet e para dhe domethënëse vetëm se kan filluar të marrin formë,pikërisht duke shfrytëzuar pakënaqësinë e një pjese të popullit Gjerman me politikat qeveritare përballë fluksit të madh të refugjatëve dhe brengosjen legjitime që ata kanë në lidhje me kulturen dhe identitetin e tyre.raportohet se në demostrat/protestat që organizon partia s’voni e formuar e djathtë PEGIDA,ka thirrje ndër protestues që në fakt i shkojnë kësaj që u tha më lart!

weggg

Për shembull në protestat që gati çdo ditë organizohen në Dresden,aty ku ka qenë Vladimir Putin me shërbim si oficer i KGB,gjithnjë e ma shumë dëgjohen thirrje për paqe me Rusinë,por edhe të tilla që Putin të vijë në Berlin.Aty valviten edhe flamuj Rus dhe jo vetëm Gjerman ose Sakson.Ka edhe transparentë ku shkruan”Putin eja dhe na shpëto prej regjimit të korruptuar dhe jopopullor pro amerikan dhe pro izraelit”ose “paqe me Rusinë” ose “Rusët po vinë-2015” et,.Ka edhe skandime si :”Putini në Berlin-Merkeli në Sibir”…

Është e quditshme kjo sjellje e gjermanolindorëve kur dihet se sa me zor u kan ikur kthetrave të Rusisë!Dhe është interesant prononcimi i sociologut dhe opozitionistit Rus Igor Aidman,i cili thotë se dashamirësia për rusët në Saksoni nuk është e rastësishme,por i planifikuar nga ana e Kremlinit përballë politikës së brendshme Gjermane!Kjo e tëra ndodhë me bashkëpunimin e Kremlinit me ultranacionalistët gjerman,në kampanjën e tyre kundër qeveritarëve gjerman.Dhe qëllim i vetëm i kësaj kampanje është riformatimi i shoqërisë gjermane.Sepse ndryshe nuk bënë ,por i duhet të krijojë një aleat tek gjermanët si dhe një gjuhë të përbashkët, e këtë Putn e arrinë vetëm duke shtuar influencen përmes propagandës ksenofobike.
Dhe mu për këtë insistohet për deformimin e politikes gjermane dhe mundësisht dorëheqjen e Kancelares Merkel, e cila gjë pastaj do i qonte ujë mullirit ekspansionist Rus në Europë e gjetkë në Botë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close