Maqedonia . e vërteta dhe perënditë

Fahri Xharra
Gjakovë 01.03.16


Mitet e stërlashta të krijimit të botës, nga Perëndia i Madhërueshëm lindës i qiellit , nga Perëndesha e Madhërueshme – Nëna e Tokës, lindja e Diellit të ri- Zoti, mitet e Hënës e cila arriti në Tokë, koncepti i muajve si krijesë hyjnore dhe të tjera , na jep idenë e fillimit të epokës , ngutja për rend pas kaosit, e kanë rolin e tyre në çdo ndër dije kolektive të kombit.

maqedon

Në atë epokë të pa njohur atëherë kur të stërlashtët e Makedonëve ishin të bashkuar me Pelazgët ( ishin pjellë e tyre ) , ishin adhuruesit e zotëve kryesor të natyrës, të shtazëve dhe të drunjve , anëtarët e Panteonit të vjetër arian. Këto mite të fillimit i kanë rrënjët e thella që në kohërat parahistorike. Ato u mbijetuan shumë sulmuesve të feve të ndryshme, duke e treguar një gjallëri të fortë dhe duke u gdhendur në mbamendjen e popullit si një nën dije kolektive

maqed1

Panteoni i Maqedonisë

Hyjnitë e para maqedone ishin: Krijuesi Kryesor – Zoti Goo ose Voo, i cili më vonë u bartë nga
“helenistët “ si Zoti Makedon – Dioni me epitetet tjera Hetaireios , Hyperberetas e pastaj Perëndesha e Madhe Nëna ose Maa ( ose Moo ) , gjithashtu e shkruar si Aithyia dhe Dionisi (.Dyausi Paion, lat. Dionysus, Bachus ; Frigji ( Frigasi )- Sabazius etj.
Ndër tjerash sipas Heisychius , Dionisi ishte i biri i Dionit dhe Aithyas ; sipas burimeve ishte i Cadmusit dhe Harmonisë dhe së fundit edhe Amon- Zeus, Adonis, Ilios dhe Osiris, si dhe Deuspater ( Jupiteri ) ose Liber Pater i romakëve.
Kulti i Dionysit dhe të birit të tij mitik Makedonit , të cilët kanë jetar 13 shekuj para Krishtit e të cilët janë mbretërit paraardhës dhe janë bërë perënditë Maqedonase dhe janë krijuesit e shteti të madh europian si dhe Perandorisë së Maqedonisë.

maqedon2

Pos Dionisit dhe Makedonit , perëndesha kryesore ishte me origjinë Makedone dhe ishte Nëna e madhe Perëndesha Mo ose Ma, për të cilën nuk ka shumë shkrime apo trashëgimi të shkruara . Ajo ishte perëndeshë me veti diellore dhe ushtarake ( Kurora diellore, mburoja , shtiza dhe shpata ) Të gjitha këto që i folëm janë gjetur në dhe nëntokën e Maqedonisë së sotme.

maq3

Miq të nderuar , për momentin nuk mund t`iu jap referencat ; por kjo nuk e zvogëlon mundësinë e debatit , kundër argumentimit dhe dhënies se fakteve të reja të pa njohura për ne, për këto që u shkrua më lartë.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close