SHBA–e gatshëme të mbështesë Bagdadin për të rimarrë Mosulin

UASHINGTON, 1 mars /ATSH-ANSA/ – SHBA-ja synon të përforcojë mbështetjen ushtarake për forcat irakiane kundër ISIS-it, në veçanti për të rimarrë Mosulin, qyteti i dytë më i madh në vend, nën kontrollin e terroristëve islamikë që prej vitit 2014, sipas shefit të Pentagonit, Ashton Carter.

110623_troops

Sekretari i Mbrojtjes shpjegoi se “Uashingtoni synon t’i japë ushtrisë irakiane asistencë të ngjashmë me atë të dhënë për marrjen e kontrollit të Ramadisë, por duke bërë më shumë, si në sasinë edhe në tipologjinë e aktivitetit ushtarak, për shembull edhe në aspektin logjistik”.

Sipas “Washington Post”, “mund të bëhetë fjalë që të sygjerohet një autorizim i trupave amerikane për të shoqëruar forcat irakiane pranë linjës së frontit dhe të përdoren helikopterët ‘Apache’ për të mbështetur trupat tokësore”./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close