Shqipëri-Kosovë, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë publike

TIRANE, 2 Mars/ ATSH/-Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Republikës së Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Republikës së Shqipërisë nënshkruan sot në Tiranë Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë publike dhe të shkencave mjekësore të cilat janë me interes të përbashkët.

tirane-kosove

Sipas një komunikate për media të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, thuhet se sipas kësaj marrëveshje të dy institutet respektive do të bashkëpunojnë në fushat me prioritet si: hartimi dhe miratimi i një liste të njëjtë indikatorësh shëndetësorë që do të mundësojnë monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës si dhe performancës së sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe në Kosovë; harmonizimin e strategjive dhe përcjellja e ecurisë së sëmundjeve ngjitëse dhe jo-ngjitëse; hartimi i raporteve shëndetësore të përbashkëta; publikimet periodike të buletineve të përbashkëta; ndërmarrja e studimeve shkencore të përbashkëta me metodologji të unifikuar; realizimi i konferencave shëndetësore të përbashkëta; ngritja e grupeve të punës të përbashkëta për hartimin e regjistrave të sëmundjeve, etj.

Gjithashtu, sipas komunikatës thuhet se marrëv eshja parashikon bashkëpunimin edhe në këmbimin e informacioneve në fushën e Shëndetësisë Publike; këmbimin e stafit mjekësor; kontaktet ndërmjet dy institucioneve në lidhje me pikat dhe problemet e interesit të përbashkët dhe forma të tjera të përbashkëta që janë arritur në marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë Publike dhe shkencave mjekësore.

Institutet, do të koordinojnë aktivitetet e tyre në bazë të legjislacioneve të përkatëse, udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave të tjera , të cilat bashkëpunojnë në fushën e Shëndetësisë Publike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close