Jashtë nga kthetrat e psikopatit

aurelio

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Në Kosovë nuk ka drejtësi. Logjika këtu përfundimisht vrau veten disa kohë më parë kur Hashimi u bë president. Kosova udhëhiqet nga një bandë e çmendur psikopatësh PDK & LDK që shfrytëzon pa mëshirë të tjerët.
Unë shpesh i krahasojë psikopatët me merimangat që tjerrin viktimat në rrjetet e tyre. Kur janë kapur dhe bllokuar mirë, i gëlltisin ato. Për shkak se ato vetë në veten e tyre nuk kanë pikëpamje më të thella emocionale, janë të varura nga marrëdhëniet ku ato mund të thithin homologun deri në palcë. Janë gjakpirës, vampir ekzistencial.


Si të zbulosh psikopatin?
Këtu janë pikat kryesore të kontrollit të cilat mund të zbulojnë nëse keni të bëni me një psikopat:
Pas një fasade shpesh simpatike psikopati është i paaftë të shoh të tjerët si individë në të drejtën e vet. Ai (ose ajo) dëshiron vetëm për t’i përdorur dhe shpërdorur njerëzit rreth tij për të plotësuar (kënaqur) nevojat e veta. Ndjeshmëri e mangët, vetë-njohuria e varfër, papërgjegjshmëria për sjelljen dhe për veprimet e veta të fëlliqura, mendime të madhësisë – janë tiparet tipike të një psikopati. Një psikopat gjithmonë akuzon të tjerët për problemet (mossukseset) dhe me gënjeshtra manipulon opinionin në çdo diskutim me qëllim për të fituar atë.

Është e rëndësishme të kuptohet se një psikopat kurrë nuk do të ndryshojë. Ndryshimi duhet të ndodhë në veten tuaj. Domosdoshmërish të dalësh jashtë nga kthetrat e psikopatit; ose digju.


Shqiptarët i kanë ngatërruar profesionet, atje qeverisin analfabetët, rrugaçët, kriminelët, tradhtarët, servilët, tiranët, psikopatët, ata që edhe babin e vet e shesin ose e vrasin për një lek. Në trojet arbërore edhe kafshët janë çmendur: macet hingëllojnë, dhentë pallin, kuajt lehin, qentë mjaullijnë.

Despotizmi, forma e qeverisjes, ku kreu i shtetit, dmth despoti,qeverisën i papenguar nga ligji dhe drejtësia, pra e kundërta e një shteti ligjor (kushtetues). Despoti Hashim Thaçi me sjellje e qëndrim prej tirani është sundimtar i Kosovës me pushtet absolut e të pakufizuar që nuk qeveris në bazë të ligjeve, por vepron në mënyrë arbitrare (ashtu siç e ka urdhëruar “Zajednica”), pa përfillur fare dëshirat dhe vullnetin e popullit votën e të cilëve e falsifikoi. Tip tiranik, despotik, shtypës i egër i kombit të vet. Ai dhe qeveria e tij PDK & LDK që pak nga pak e shitën gjithë Kosovën, sa më parë duhet të hedhen në koshin e plehrave.

{Sqarim: LDK-ja e Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit nuk ekziston më. Kjo e sotmja është pseudo LDK-ja e Isa Mutsafës ku edhe vet bija e Rugovës votoi për president armikun e babait të vet. Do të ishte mirë sikur anëtarët e ndershëm të kësaj partie, ta braktisin atë dhe të formojnë një parti të mirëfilltë}.


Armiqtë qysh moti e kanë zbuluar dhe kuptuar faktin se sa më tepër lëshime që kërkojnë prej shqiptarëve aq më tepër përfitojnë, duke zgjeruar territoret e tyre dhe zvogëluat tonat. Kjo sepse shqiptarët nuk janë këmbëngulës që t`i thuan STOP. Prandaj apetiti tyre nuk ka fund. Dhe ata, sa më tepër fitojnë aq më agresiv bëhen në kërkesën e radhës.
Arsyetimi im për këtë që them është ky:
Nëse për shembull në një familje me fëmijë, Agimi zbulon se, duke u bërë agresiv, vëllai më i vogël (ose nëna, motra e kështu me radhë) i japin atë që dëshiron, do të bëhet një njeri që ka prirje të sillet në mënyrë agresive; (e njëjta gjë vlen për sjelljen e nënshtruar, të guximshme, apo të përzemërt). Formula është kjo: veprohet, ndjehet dhe mendohet sipas metodës që është treguar më e vlefshme për të fituar atë që dëshirohet. Si çdo mënyrë sjelljeje tjetër, agresioni e ka ngritur themelin në thelb mbi kërkimin e përfitimit më të lartë.
Pra, agresionin duhet ta përkufizojmë si një kundërveprim që përçon ngacmues dëmtues ndaj një organizmi tjetër.


Duhet të gjejmë një bazë të përbashkët, një koncept universal që të na bëjë të aftë për të përballur konfliktet e armatosura të diktaturave naziste/fashiste dhe religjioze fundamentaliste. Marrëdhëniet midis shteteve gjithmonë janë varur nga baraspesha e forcës.

Shoqëria shqiptare karakterizohet nga mungesa e alternativave. Mendjes së shqiptarit i mbetet të merret vetëm me një grup rrethanash: gjërat siç janë. Alternativat shfaqen si përralla, sepse rruga që do të shpinte në to mungon.

Te shqiptari hapësira për arsyetim, reflektim e kritikë është e kufizuar: detyrë parësore e të menduarit nuk është të arsyetojë e të argumentojë, por të pajtohet me një situatë të dhënë – detyrë kjo që mund të kryhet pa ndonjë përgjithësim ose me llojin më të përciptë të tij. Kjo u kursen shqiptarëve shumë mundime. Njëkohësisht i privon ata nga mjete më të përpunuara të të menduarit. Botëkuptimi i tyre është i destinuar të mbetet primitiv dhe i shtrembëruar. Nuk ka botë idesh të ndarë nga bota e fakteve. Çka ka më tepër rëndësi, duket sikur në mendim nuk ka asgjë subjektive apo personale, ai është i ngulur thellë në traditën e transmetuar nga brezi në brez. Vlera e tij nuk vihet në diskutim. Idetë sunduese pranohen si realiteti vetë, ose, për të qenë më i saktë, nuk bëhet dallimi midis ideve dhe realitetit. Nëse shqiptarët nuk janë në gjendje të bëjnë dallim midis mendimit dhe realitetit atëherë si mund të bëjnë dallim midis së vërtetës dhe së rremes? Ndërkaq, nëse mendimi dhe realiteti do të shihen si identikë, për çdo gjë mund të jepet një shpjegim.

Kur mungon dallimi midis mendimeve dhe realitetit, shpjegimet bartin po atë forcë bindëse qoftë kur mbështeten në vrojtime e qoftë kur mbështeten në besim irracional. As nuk kemi arsye për të dyshuar në bindjet tona: “katragjyshërit tanë kanë besuar në po të njëjtën gjë”. Kësisoj, ky mentalitetet tipik i individit shqiptar, shpeshherë ka shpjerë pa vështirësi në bindje krejtësisht të veçuara nga realiteti.


Kur unë, vëllai dhe motra ishim të vegjël prindërit na thoshin: “Ne nuk ju këshillojmë me kënd të shoqëroheni por me kënd të mos shoqëroheni”.
Edhe unë pra, nuk këshilloj askënd cilën parti (cilin njeri) të simpatizoni, por prej cilës duhet sa më tepër të largoheni dhe kundër cilës duhet në mënyrë masive të demonstroni.


Shqiptarët nuk duhet t`i lejojnë vetes të përçahen për shkaqe politike, ideologjike, partiake, fetare, klanore, fisnore. Na duhet unitet. Janë armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm që nxisin/futin mosmarrëveshje, grindje, përçarje ndër shqiptarët, për të na mbajtur të sunduar më lehtë – përgjithmonë.

Kur “shejtani” është përçarë me vetveten, si mund të qëndrojë mbretëria e tij?

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close