Ultimate magazine theme for WordPress.

Policia arreston kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri

PRISHTINË, 2 Mars/ATSH/.- Policia arrestoi mëngjesin e sotëm kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.visari

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se “disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arrestuar në banesën e tij kryetarin e VV-së, Visar Ymeri”.

“Visar Ymeri është arrestuar edhe pse gëzon imunitet, si deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai është dërguar me forcë në gjykatë, ku është i thirrur si dëshmitar”, thuhet në postimin e VV-së.

Më tej Vetëvendosja thekson se “arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit. Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close