Sherbelë–Salvia officinalis

Të gjithë e lëvdojnë “kasollen” e vet, ndërsa mjekët popullorë sherbelën gjithmonë do ta kategorizojnë ndër ilaçet më të mira. Edhe sipas kritereve më rigoroze, ajo lirisht mund të mbajë titullin e bimës më shëruese në botë. Shikoni pse. Sherbela, ose latinisht Salvia officinalis (nga fjala salvare, që do të thotë të shpëtosh apo të shërosh) qysh nga lashtësia përdoret për shërimin e gati çdo sëmundjeje. Shkenca moderne ka dëshmuar që sherbela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, çka e bën të dobishme tek diabeti.

Salvia_officinalis

Në kohët e fundi është dëshmuar që sherbela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes së Alzheimerit. Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve. Për shkak të veprimit të vet antiseptik, përdoret në shërimin e aftit, erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, kariesit dhe qelbëzimit të mishit të dhëmbëve. Nëse keni probleme të tilla – pini çaj nga sherbela. Sherbela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close