Hulumtuesit kanë zhvilluar një metodë për të mposhtë Kancerin dhe thonë se kanë gjetur “thembrn e Akilit” e qelizave të kancerit që ata besojnë se mund të përdoret për të hartuar një trajtim të personalizuar efektiv kunder kancerit . Ata shpresojnë për të provuar atë brenda dy vjetësh, sipas një studimi të publikuar me 3 mars në revistën Science.

system imun

Hulumtuesit nga MIT, Universiteti i Harvardit dhe University College në Londër kanë gjetur një mënyrë për të gjetur shenjat unike brenda një tumori kanceroz që ata besojnë se mund të lejojë sistemin imunitar të trupit për të tagetuar sëmundjen.

Në të kaluarën, përpjekjet në zhvillimin e vaksinave si kjo-ato që udhëheqin sistemin imunitar për zhdukjen e tumoreve, kanë dështuar në masë të madhe. Një arsye kryesore është se qelizat malinje që përbëjnë një tumor të caktuar nuk janë identike por në fakt shumë mutative/të ndryshuara në formë dhe të diferencuara. Për më tepër, ato janë gjithmonë në ndryshim. “Shumë kancere nuk janë ende të qënrueshëm, por ata janë në evolim permanent,” tha Dr. Marco Gerlinger i Institutit të Kërkimeve të Kancerit për BBC. “Këto janë objektivat lëvizëse,të cilat e bëjnë të vështirë për ti vu ato nën kontroll.”

Sidoqoftë, edhe gjat kohes sa tumori rritet dhe qelizat e kancerit përhapen nëpër trup, ndodhë ndryshim mutant gjatë rrugës, qelizat mbajnë disa mutacione gjenetike të shpërndara. Shkencëtarët pas studimit të ri ka gjetur se në dy pacientët me kancer të mushkërive, proteinat sipërfaqësore në qelizë tumori kishte mutatuar në fillim dhe më pas u shfaq në të gjitha qelizat e kancerit që u zhvilluan më vonë. Këto proteina sipërfaqësore, shkruajnë ata, mund të veprojë si një “flamur” në kushtetutën/konstitucionin e një tumori.

“Ajo që ne kemi gjetur për herë të parë është se tumoret në thelb mbjellin farën e shkatërrimit të tyre”, tha Charles Swanton, një ekspert i kancerit i cili udhëhoqi studimin, për The Guardian. “Dhe që brenda tumoreve, janë qelizat e imunitetit që i njohin këto flamuj të cilat janë të pranishme në çdo qelizë e tumorit.”

Swanton tha se ekipi i tij i studiuesve ka gjetur se në disa raste sistemi imunitar tashmë e dinte për të targetuar qelizat malinje në bazë të këtyre “flamujve”, por shpesh ishte tepër i dobët për ta bërë këtë. Studimi paraqet dy rrugë për një trajtim të ri ,duke i shfrytëzuar këta flamuj për të rritur përgjigjen e imunitetit. Nga njëra anë, mjekët mund të kryejnë një analizë gjenetike në biopsi të tumorit, për të përcaktuar nëse ka ndonjë nga këto lloje të flamujve të pranishëm në tumorin e qelizave malinje. Pastaj ata mund të shohin për qelizat imunitare brenda tumorit që tashmë janë duke synuar qelizat duke përdorur këto flamuj, pastaj për ti kultivuar ato qeliza imune në një laborator dhe pastaj të kthehen pacientit me injektim si një lloj shtese përforcues. Në të tjera, flamujt proteina vetë mund të injektohen në trup në mënyrë që të zgjojnë sistemin imunitar për një sulm të fortë dhe më të drejtpërdrejtë.
Mbetet të shihet nëse kjo qasje do të punojë në të gjitha kanceret; gjykimet e para të njeriut do të jenë në pacientët me kancer të mushkërive, shpreson Swanton