Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në 10 mars

PRISHTINË, 4 Mars/ATSH/.- Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi sot që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 10 mars.kuven

Sipas kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli në këtë seancë ne rend dite janë 18 pika,  ku një pjesë e tyre kanë të bëjnë me integrimet evropiane.

Sipas Veselit, tri ditë pas kësaj seance, do të mbahet një tjetër për emërimet e anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Veseli ka ftuar opozitën që të marrin pjesë në seancë, pasi bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

Ndërsa pyetjes lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Veseli tha se “për këtë vendos Kushtetuesja”.

Në mbledhjen e Kryesisë mori pjesë edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja Aida Dërguti,  e cila e ka kundërshtuar mbajtjen e seancës të enjten.

Dërguti tha se do të marrin pjesë ne seancë si herët e tjera, duke lënë të kuptohet se sërish do të ketë forma të protestimit nga ana e opozitës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close