Opozita konteston në Kushtetuese zgjedhjen e presidentit të Republikës

PRISHTINË, 4 Mars /ATSH/.- Opozita e bashkuar kosovare dorëzoi sot pasdite në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e përbashkët që konteston zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës.opozita-kushtetuese-300x200

“Janë shumë parregullsi të evidentuara në seancën e 26 shkurtit, për të cilat opozita ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe ia ka bashkëngjitur kësaj kërkese, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e duhur, pra anulimin e atij procesi të zgjedhjes së Presidentit”, deklaroi opozita e bashkuar në Kosovë, të cilën e përbëjnë tre subjekte politike, VV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin 120 anëtarësh.

Thaçi u zgjodh president i ri i Kosovës me 71 vota në raundin e tretë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në 26 shkurt, ndërsa në 7 prill bën betimin dhe merr detyrën. 10 vota ishin të pavlefshme. 81 deputetë kanë votuar gjithsej

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close