Kombi nderon Epopenë e UÇK-së

PRISHTINË, 5 Mars /ATSH/.-Në Kazermën e FSK-së Adem Jashari në Prishtinë, nën patronazhin e qeverisë së Kosovës nisi sot manifestimi qendror në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 vjetorit të Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

epope

 

“Sot po nderojmë të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë së Kosovës”, tha presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

“Kosova është realitet i pakthyeshëm, paqe e fituar”, u shpreh presidentja kosovare Atifete Jahjaga në manifestimin ku po marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, presidenti i ri i zgjedhur Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Sot është dita që simbolizon bashkimin, ku duhet më shumë respekt e dashuri, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të saj. Sot është dita që duhet hequr dorë nga inatet për të punuar për një shtet të së drejtës. Sot është koha për Kosovën, e cila është një realitet i pa kthyer dhe është koha që FSK të kthehet në Forcë të Armatosur”, nenvizoi Jahjaga.

​Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, tha se “duhet të çohet deri në fund amaneti i të gjithë atyre që ranë për liri dhe pavarësi të Kosovës”.

Kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të rreshtuara.

Manifestimet treditëshe në Kosovë përmbyllen me ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz e me Natën e Zjarreve, me program kulturor-artistik në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close