Ky është kulmi !!!!!!!

fahri2

Fahri Xharra      07.03.16   Gjakovë


Ky hoxhë , ky apo ai hoxhë se u bënë shumë pretendojnë se i dijnë të gjitha. Pretendojnë të shndërrohen në njëfarë “prijësi” fetar apo i cili mban edhe hierarkinë e mendimit fetar, e mbase ëndërron edhe “kalifatin” e Kosovës. . Por jo nuk është qëllimi përfundimtar !

“Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, shprehja universale e rilindësit, Pashko Vasa është një budallallëk, thotë hoxha nga Prizreni. Ai është tallur, ka përqeshur dhe ofenduar Vasën në refleksionin e tij sa i përket fesë dhe kombit. “Feja apo kombi është përpara”, hoxha thotë se është “autobusi”. Kombet janë shumë të vonshëm thotë ai, e për këtë arsye shprehja nuk qëndron dhe ajo është një budallallëk.
Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu është bërë i njohur nga publiku për deklaratat e vazhdueshme ofenduese ndaj kombit dhe popullit shqiptar. Para dy muajsh ai ofendoi femrat shqiptare duke i quajtur ato thjesht k…a…. Heshtje qeveritare , heshtje publike ! Ky hoxhë , ky apo ai hoxhë se u bënë shumë pretendojnë se i dijnë të gjitha. Pretendojnë të shndërrohen në njëfarë “prijësi” fetar apo i cili mban edhe hierarkinë e mendimit fetar, e mbase ëndërron edhe “kalifatin” e Kosovës. . Por jo nuk është qëllimi përfundimtar !

“Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të komit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t’i përdhunos dhe t’i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e vat ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? . Ku janë ata profesor ?. Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhoi Anton Zako Çajupi. “ Heshtje qeveritare ,heshtje e akademikëve !

“Ai ka ofenduar shqiptarizmin dhe tërë popujt e botës duke thënë se: Nënë Tereza e ka vendin në ferr, ku të lumturën – Nobelisten Nënën Terezë, Gonxhe Bojaxhiun e quan prostitutë, cila ka ndërruar shumë meshkuj dhe ka ngrënë e ka pirë pa para”, thuhej në shtyp
“Nuk e duan skulpturën e atdhetarit Idriz Seferi, “sepse është katolik”, kështu thotë skulptori i kësaj vepre e cila u shkatërrua nga banorët e fshatit Muçibabë të komunës së Gjilanit. Ndonëse e gdhendur për rreth dy javë nga skulptori shqiptar i cili jeton dhe vepron tash sa kohë në Itali, Hevzi Nuhiu, ajo nuk ka pasur “jetëgjatësi”.

Dhe e keqja kur nuk ndalet ,atëherë fillon stërkeqa e cila edhe nëse mundohemi ta ndalim , s`ka të ndalur . Mjerë ata që heshtën me vite , pa bërë asnjë hap më shumë kundër këtyre shëmtirave të kombit.

Dhe ,në ditët sublime të kombit shqiptar në Kosovë ditët e 5, 6,7 Marsit , arrihet kulmi i tradhtisë kombëtare:

“Kush shkon te varret e Adem Jasharit apo Ibrahim Rugovës, dhe thotë lavdi dëshmorëve, ai del nga feja e Allahut, sepse në Islam vetëm Allahut i thuhet lavdi, ndërsa për Ademin thuhet inshalla e bën Allahu shehid, pra mos u merrni me përralla enveristash dhe titistash”, ka thënë Mazllami , Hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami .

Në shërbim të kujt janë këto mbetje osmane ? – Në shërbim të porositur të qarqeve më antishqiptare për zhvlerësimin e çdo gjëje të mbarë të kombit

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close