Urime Dita e Mësuesit,ty mësues/se që na mësove ne, dhe tani fëmijët tanë

Më 8 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 8 Marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.Shkruan në wikipedia.

Shkolla_e_parë_shqipe_në_Korçë

Është sot 7 marsi që festohet si Ditë Mësuesi/mësueseje.Dhe urime të gjithëve.Në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet puplikisht, vetëm pas viteve të ’90-ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej katër dekadave në Shqipërinë mëmë!Ishin ditë të rënda nëpër historinë tonë ku kaluan mësuesit tanë,por ata ndanë fatin e atdheut të tyre me fatin vetanak dhe me sakrificën edhe të jetës së tyre i qëndruan besnik rolit të tyre në edukimin e gjeneratave që më pastaj ato gjenerata të bartin peshën e rëndësishme të,çlirimt,dhe bërjes së shtetit në të cilin as ata e as nxënësit e tyre nuk do ta fshehnin gëzimin dhe dëshirën për gërmat shqipe,siq u kishte ndodhur me gjenerata të tëra nën okupime shekullore.

abetare

Megjithëse në pjesë të mirë të trungut shqiptar,tani mësohet shqip pa drojë,me gjithë problemet e shumëta të natyrës ekonomiko ociale,ka një pjesë ku akoma u ndalohet fëmijëve dhe mësuesëve që të mësojnë përatë që u përket atyre si psh.Luginë e Preshevës,por historia ka dëshmuar se liria veqëse vonohet por kur një popull e dëshiron atë ajo do të vij.
Mësoni sot që e ardhmja të jet më e lehtë nesër.Urime!

 

Proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close