Vërshime edhe në komunën e Malishevës

Rënia e pandërprerë e shiut, gjatë ditës së sotme, ka bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, por edhe në përroska. Sipas të dhënave nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, uji ka depërtuar në shkollën fshatit Burim, ku është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit, ndërsa mësimi është ndërprerë në atë shkollë.

malishev1

Momentalisht, uji ka bllokuar rrugën Malishevë-Duhël dhe rrugën Mirushë-Gurbardh. Tek liqeni në Mirushë, uji ka mbuluar urën dhe si pasojë është bërë e pakalueshme rruga për në fshatin Gurbardh.
Po ashtu, uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi banimi në qytetin e Malishevës, kryesisht në bodrume.

malishevë2
Gjendja aktuale është nën kontroll, por luten qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë, pasi sasia e ujit në lum dhe përroska, është ende e madhe. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z.Sejdi Paçarizi, ekipet emergjente janë në gatishmëri të plotë deri në qetësimin e situatës.

 

https://kk.rks-gov.net/malisheve/Lajmet/Rritja-e-nivelit-te-ujit-ka-bllokuar-dy-rruge.aspx

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close