Dallimet nuk krijojnë komunitetin

dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


Shpirti është i dobishëm dhe fisnik vetëm kur i bindet së vërtetës, por kur e tradhton, nuk e respekton atë dhe korruptohet nga vullnet i dikujt tjetër, sidomos i armikut të Kombit dhe Atdheut, atëherë ai potencialisht bëhet shumë më i rrezikshëm sesa instikti i shtazës, e cila sidoqoftë ruan diçka nga naiviteti i natyrës.


Sapo u ktheva nga Gjermania. Policia në Gjermani thotë se dhuna seksuale ndaj grave dhe fëmijëve ka shpërthyer pasi Angela Merkel hapi derën për më shumë se një milion emigrantë të paligjshëm nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme. Autoritetet gjermane po përpiqen të heshtin, me sa duket për të shmangur rezistencën popullore në rritje kundër politikës së emigracionit. Kur policia arrin në vendin e dhunës seksuale, njeriu do të kishte pritur që kriminelët të ikin. Por jo, përkundrazi, ata me fjalë dhe fizikisht sulmojnë policinë. Edhe sa kohë mundet Merkel t`i kthejë shpinën një hapësire publike, ku gratë dhe fëmijët përfundojnë si objekte seksuale të egërsirave – për shkak se policia nuk guxon për t’i mbrojtur ato? Ndërkohë, qeveria kërkon nga policia për t’u përmbajtur ndaj autorëve. Kjo do të shkaktoj themelimin e “Mbrojtjes Vullnetare Qytetare” në rrugët gjermane. Dhe, gjermanët janë mjeshtërit e luftës…
Majtistët kanë treguar edhe prirjen për sistemet totalitare, të cilat mund të shpjegojnë respektin e tyre të habitshëm dhe nënshtrimin ndaj ideologjisë totalitare të Islamit.
Të tilla si këto janë shenja të një civilizimi i cili është gati të shpërbëhet. Barbarët primitiv të pasjellshëm vijnë në Evropë ilegalisht, me histori dhe dokumente të rrejshme, e marrën “drejtësinë” në duart e veta dhe dhunojnë sa të duan, ku të duan dhe kur të duan gratë e të pushtuarve. Qytetërimi ynë evropian ka arritur kulmin dhe është gati për të humbur dinamizmin dhe vitalitetin e saj. Ne, atdhetarët shqiptarë, kudo që gjendemi, kërkojmë që dyert e Shqipërisë të mbyllen hermetikisht për “refugjatët”. Dhe të mbeten të mbyllura. Pavarësisht se servilët e korruptuar shqipfolës dëshirojnë ta destabilizojnë edhe më tepër Vendin me “dhëndurë” të huaj për femrat shqiptare. Mos ta provojnë…


Unë thjesht nuk e kuptoj si është e mundur për ndokënd (kushdo qoftë ai) të imagjinohet se është e mundur për të krijuar një shoqëri efikase, të qëndrueshme të mirëqenies në qoftë se anëtarët e shoqërisë nuk kanë vlerat e përbashkëta që lidhin ata së bashku në një marrëdhënie të besimit. A nevojitet një inteligjencë superiore për të kuptuar edhe gjërat më elementare?!
Ideologjia multi-kulturore (shumë-kulturore) është ndërtuar mbi një supozim të çuditshëm: Se dallimet do të krijojnë një ndjenjë të komunitetit. Dhe se kinse sa më të mëdha të jenë dallimet kulturore, aq më të mëdha duhet të jenë ndjenjat e komunitetit – vetëm ne të mësohemi me njëri-tjetrin dhe të njohim njëri-tjetrin.
Kjo tingëllon si një shaka e 1 prillit, por kjo shkon përtej asaj që shumica preferojnë: Për të jetuar në mesin e asaj që është e njohur, e sigurt dhe e ngjashme me ne – jo e ndryshme. Është ngjashmëria që krijon ndjenjën e komunitetit për shumicën prej nesh, e jo ndryshimi/dallimi.

(NGJASHMËRI: ose përputhje pothuajse e plotë ndërmjet tipareve të jashtme a vetive të brendshme të dy ose më shumë qenieve, sendeve a dukurive; të qenët i ngjashëm).
Por eksperimenti i shoqërisë multi-kulturore nuk është i ndërtuar në atë që ne e dimë është sjellje normale njerëzore apo ndjenjë. Ajo është ndërtuar në ideologji. Dhe ata që e nxisin këtë ideologji nuk duket se janë në gjendje për t’u prekur nga faktet. Ata duan që ideologjia të jetë e vërtetë, dhe lexojnë lartë dhe poshtë për çdo gjë që mund të mbështesin ideologjinë.
Pas këtij eksperimenti shoqëror multi-kulturor (shumë-kulturor) qëndrojnë pikërisht të njëjtat “vlera të mira” të cilat qëndrojnë pas ideologjisë komuniste: Njeriu dëshiron vetëm të lidh njerëzit së bashku në një komunitet global (botëror) që krijon më pak luftëra, konflikte, kontradikta dhe trazira, dhe për të krijuar më shumë harmoni, paqe dhe vëllazëri, marrëdhënie të dyanshme e të ndërsjella ndërmjet klasave, racave, kulturave, dhe kufijve kombëtarë. Kjo tingëllon shumë tërheqëse. Perfekt. Çfarë ndoshta mund të jetë e gabuar me atë? Kushdo që është kundër kësaj duhet të jetë i çmendur. Por pas qëllimeve të mira të komunizmit qëndron diçka shumë e rrezikshme: MIZANTROPIA.

(Të qenët mizantrop; urrejtja për njerëzit, largimi nga njerëzit e nga shoqëria, mbyllja në vetvete).
Komunizmi në fakt ishte ndërtuar në qëndrimin themelor se jo vetëm që ishte i pakënaqur me shoqërinë dhe strukturën sociale – por gjithashtu ishte i pakënaqur me vetë njeriun, sepse sipas tyre vetë njeriu ishte përgjegjës për shoqëritë që dështuan. Njerëzit e zakonshëm ishin problem për komunistët, sepse ishin shumë egoist, individual dhe liridashës. Prandaj, donin formësimin dhe kultivimin e një lloj të ri të njeriut që ishte më i mirë, më kolektiv, më të bindur, dhe më pak individual dhe “egoist”. Për të mirën e përbashkët. Dhe kështu u ngritën “institucionet korrigjuese” në BRSS, Kinë dhe Kamboxhia por edhe Shqipëri. Institucionet ku duhet “edukuar” të gjithë ata që mendonin “gabimisht”. Kjo është qenia (krijesa) e komunizmit: mizantropia.
Sepse nuk është e mundur për të “përmirësuar” njeriun pa thyer (shtypur) atë në proces.

Kjo është çmenduri. Recetë për katastrofë. Njeriu është ashtu siç është, dhe është formuar nga evolucioni në atë që ne jemi sot. Për fat të mirë, mendoj unë. Për fat të keq duket se komunistët edhe pas gjykimeve të gabuara 100 vjeçare në 100 vende akoma nuk janë mbushur me mend. Truri i tyre i çoroditur akoma nuk e kupton arsyen e dështimit: Ideologjia e tërë është ndërtuar mbi supozimin e gabuar. Dhe për këtë arsye të gjitha eksperimentet e shoqërisë socialiste përfunduan me shembjen e jolirisë, dhunës, terrorit, diktaturës, varfërisë dhe kushteve të këqija të individit.
Në këtë mënyrë komunizmi ka dështuar tërësisht dhe tmerrshëm, kjo shihet përmes rezultateve të dukshme. Prandaj nuk është i shitshëm më. Por, për shumë njerëz me tru të çoroditur (si Merkel) të cilët nuk janë ende plotësisht të kënaqur me njeriun ashtu siç është, dhe ende dëshirojnë një shoqëri të re ideale në bazë të tolerancës dhe kohezionit kolektiv, duheshe një ideologji e re të formohet dhe përqafohet. Përgjigja është multikulturalizmi. Një shoqëri që do të zbatohet me qëllimet më të mira dhe argumentet pothuajse të pakundërshtueshme morale, por e cila gjithashtu është e ndërtuar mbi të njëjtën qëndrim themelor të rrezikshëm si ajo e komunizmit: Njeriu nuk është i kënaqur plotësisht me njeriun ashtu siç është.

Prandaj, ndërtimi i shoqërisë së re, ku të gjithë duhet të jenë miq, njerëzit duhet të jenë më të mirë, më bujarë, më kolektiv, vetëm ata të kuptojnë qëllimet dhe të njihen më mirë me njëri-tjetrin. Ne duhet të përshtatim veten. Të mësojmë. Të bëhemi më të mirë. Problemi është, se kjo nuk funksionon.
Por arsyeja pse eksperimenti i shoqërisë multikulturore nuk funksionon nuk janë kritikët, të djathtët. Arsyeja është se premisa e ideologjisë është një falsifikim. Dallimet nuk krijojnë komunitetin. Dhe kurrë nuk do ta bëjnë atë.

Myslimanët, të krishterët, bashkësitë kulturore dhe grupet e tjera të interesit nuk krijojnë enklava sepse ata ndjehen të ngacmuar ose kërcënuar. Ata e bëjnë këtë për të njëjtën arsye që ne njerëzit e kemi bërë gjithmonë: komunitetet përmes ngjashmërive. Prandaj multikulturalizmi është politikë e keqe që krijon rezultate të dobëta në Evropë, dhe do të vazhdojë të krijojë rezultate edhe më të këqija nëse vazhdohet me këtë eksperiment social. Ashtu si komunizmi.
Ajo dëshmon për naivitetin e pakufishëm, dhe mungesën totale në orientimin e realitetit apo pikëpamjet e njeriut.
Evropianët kanë nevojë për të parë matematikë pas emigracionit masiv dhe jo vetëm të dëgjojnë argumentet emocionale.


Emigracioni i paligjshëm masiv nga Afrika në Evropë nuk është inicuar për të shpëtuar vendet e tjera nga varfëria. Ajo ishte nisur nga partitë e majta për të ndryshuar demografinë e Evropës. Dhe, kjo është iniciuar krejtësisht pa proces demokratik.
Sikur majtistët (neo-komunistët) të kishin dëshiruar për të “ndihmuar” me të vërtetë ata që kanë nevojë më së shumti, BE-ja do të kishte hapur kufirin vetëm për azilkërkuesit femra. Sepse janë ato që keqtrajtohen nga meshkujt e vendeve arabike/afrikane/aziatike/myslimane. Megjithatë, ndodhë e kundërta, 90% e emigrantëve të paligjshëm që janë duke pushtuar Evropën janë meshkuj të moshave 20-40 vjeçare.
Politika e sotme emigracionit është çmenduri e pastër. Është idiotësi politike, bazuar në ideologji të verbër politike, dhe jo në vëzhgim dhe empirizëm. Dhe, këtu është një test i vogël që vërteton këtë:
Me Bashkëpunimin e Shengenit, krizën financiare në Evropë, kontrabandistët më profesionalë, dhe ankth të pafund (sidomos në vendet myslimane) gjatë dhjetë viteve të fundit, e ka ndryshuar emigracionin nga një lumë të kontrollueshme, në një ujëvarë të pakontrolluar. Të gjithë afrikanët dëshirojnë të vijnë në Evropën Perëndimore dhe të marrën një pjesë nga torta. (Unë nuk i fajësojë ata – “refugjatët” e rrejshëm/gjuetarët e lumturisë nuk e kanë fajin për politikën e çmendur të budallenjve evropian).
Unë nuk shkruaj sepse jam i keq, i lig, ose urrejë të huajt. Jo. Unë e bëjë këtë nga saktë e njëjta arsye si prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e mi: Përgjegjësia sociale (shoqërore). Dhe dëshira që çështja e Shqipërisë (natyrale) të avancoj dhe vendi të mos kolonizohet më por të mbetet i mirë dhe i qetë për gjeneratat e ardhshme – të gjakut tim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close