Scupi dhe teatri antik

Fahri Xharra
09.03.16  Gjakovë


Shkupi me rrethinën e tij të gjere banohej që viti 4000 prKr; mbetjet e Neolitit janë gjetur në Kështjellën tij.
Vendbanimet Kalkolitike kishin një domethënje të madhe gjatë kohës së Bronzit.Gjetjet i takojnë të njëjtës kulturë e cila në mënyrë progresive përhapej në Ballkan , e njohur si kultura e Danubit dhe më vonë edhe ajo e Egjeut . Scupi ishte vendbanim dhe vonë si qytet Dardan . I vendosur në qendrën e Ballkanit në rrugën që e lidhte Danubin dhe Detin Egje, behet lokalitet me shumë prosperitet ashtu si e njohim nga historia.

skupi
Në Maqedoninë e sotme janë të gjetura dhe shënuara mbi 4000 pika arkeologjike.
Scupi i vjetër si vendbanim shtrihet në mes fshatrave Zlokuçani dhe Bardovci . Sipas dokumenteve historike ai i takonte Paeoneve dhe më vonë bëhet kryeqytet i Dardanisë
Koha romake e kishte Scupi si nyje për qëllime e saja pushtuese . Scupi lidhej nëpërmjet Via Egnatias me Adriatikun .Afër Scupit kalonte rruga që e lidhte Naissusin me Selanikun nëpërmjet Stobit (Shtipit )

skupi 2
Viti 518 e shënon tërmetin e madh që rrafshoi Scupin, dhe viti 596 e shënon rindërtimin e tij dhe më vonë prap i shkatërruar nga sulmet Avare.Në rrugën malore që të çon Fshatintin Bardhaj ( Badovac) , janë mbetjet e Banjove të kohës së vjetër. Aty afër është Lapidariumi , muzeu arkeologjik Centurion dhe tjera gjetje arkeologjike.
Teatri I Scupit ( sipas atyre ) i takon tipit të teatrove romake, me galeri dhe hapësirë për shikuesit , orkestrat dhe tjera. Ulëset e teatrit , ulëset harkore nga gurët e mëdhenj , ku pjesa e sipërme në formë gjysmë rrethi i bënë muret e saja. Skena ishte mjeshtërisht e zbukuruar dhe me dy nivele. Muret ishin me pllakëza ngjyrash të ndryshme. Sipas formave arkitektonike dhe dekorit shihet se ky ishte një teatër i bukur dhe i luksit

skupi 3

Në asnjë shkrim ,studim , publikim apo referim për Scupin e vjetër nuk përmënden shqiptarët si pas ardhës të dardanëve. Nuk e kam të njohur ,nëse shqiptarët marrin pjesë në hulumtimet arkeologjike në Maqedoninë e tyre apo janë vetëm si numër statistikor i bashkëjetesës së dy komuniteteve, njëri që i kërkon rrënjët e saja në tokë të huaj dhe tjetri që pa dashas e harron dhe e mohon lashtësinë e vet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close