Tumba Mazhari në Shkup !

Fahri Xharra, 09.03.16
Gjakovë


Desha të dijë më shumë për bashkëkombësit e mi të cilët ( me ) pa fajin tonë janë aty ku ishin edhe të parët e tyre ,por në një shtet tjetër të quajtur Maqedoni ; po ata bashkëkombës tonë që aspak nuk iu pengon që janë qytetar të rendit të dytë : po ata bashkëkombës të peoneve,makedonëve dhe dardanëve. Ata flenë , nëntoka e tyre deri dikur e fjetur tani po zbërthehet dhe po e merr një ngjyrim tjetër historiografik , arkeologjik dhe mashtrues për ata që flenë dhe kotën në të kaluarën 300-400 vjeçare e cila për lashtësinë e atij vendi s`është hiq më e madhe se sa thnegla në krahasim me shqiponjën.

shkup1

Neve dimë vetëm për Kongresin e shkrimit të Manastirit , 1908. Dimë diçka edhe për Çlirimin e Shkupit 1912 por shumë pak e njohim kohën e Dervish Carës..

E sotmja ka të bëj për një histori 7000 vjeçare prKR, së cilës pak apo shumë pak ia kemi ndier emrin.- Tumba Maxhari i thonë sllavët . Pse Maxhari dhe lypin afërsi me Hungarez ( magjarët) vetëm për të humbur gjurmët shqiptare. por s`ka rëndësi , Tumbat e Mazharit janë aty në Shkup, sot flasin sllavisht , por nuk i dihet ?
“Lokaliteti më i njohur arkeologjik dhe njëkohësisht edhe më i vjetri në Makedoni dhe Ballkan, është vendbanimi i kohë së neolitit- Tumba Maxhari. Një vend i rëndësishëm i lashtësisë në mes dy vendbanimeve , asaj Madzari 2 dhe Čento , 700 metra largë Autoudhës Shkup- Kumanovë, në anën e majtë të saj . Gjurmimet kanë treguar se aty gjenden mbetjet e një vendbanimi në tri shtresa me të cilin degëzohen tri horizonte të ndryshme të jetës në kohen e Noilitit të mesëm. Ky vend banim i dikurshëm nga shtëpitë katrore nga dheu dhe druri dhe kulmet me kashtë. Janë gjetur vatra zjarri, enë qeramike , xhara, skulptura të deshve dhe mëzeve , të dhive dhe centaurëve Më e njohura është statuja e Nënës së Madhe apo Nëna Perëndeshë.
Sipas arkeologëve sllavo-maqedonas , ky vend e kishte arritur majën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të saj rreth 5800- 5200 vjet prKr. (Tumba Madžari was an economic and first of all a cultural centre in the micro-cosmos of the Neolithic man of this region. )
Janë shkruar edhe libra për këtë vendbanim me vlerë po askund nuk përmenden shqiptarët
( Shembull , Libri “Macedonia “ nga Thammy Evans, Rudolf Abraham

shkup 3

Vendbanimi i neolitit u zbulua në vitet 1961-1962 gjatë punëve gërryese për ndërtimin e autostradës; kurse në vitin 1978 filluan gërmimet arkeologjike nga Museum of Macedonia të udhëhequr nga Vojisllav Sanev.

shkup

Literatura për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për të vërtetën tonë:
http://www.zmurh.hr/2012/04/13/tumba-madzari
-http://mazedonien-forum.forumprofi.de/mazedonien-forum-f37/neolithic-settlement-tumba-madzari-in-skopje-t76.html
-http://macedoniadaily.blogspot.com/2007/03/tumba-madzari-waiting-to-become-neolith.html
http://www.atlas.com.mk/incoming/en/5Cultural1.aspx http://haemus.org.mk/tumba-madzari/
http://america.pink/tumba-madzari_4541022.html
http://www.macedoniatravel.com/Macedonia/about-macedonia/major-cities/skopje

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close