Tefik Selimi    Gjilan, 9 mars


I madh e i vogël të Malësisë së Karadakut e të Anamoravës e më gjerë, kanë njohur Mulla Rifat Jasharin, hoxhë nga Zhegra, por i ardhur nga fshati Sefer. Ai sot u nda nga jeta. Shkoi në përjetësi në moshën 98 vjeçare pas një sëmundje jo aq të gjatë, por rëndë. Ky kumt i hidhur është pritur me dhembje jo vetëm nga familjarët e tij në Zhegër, Gjilan e mese tjera, por edhe në shumë vendbanime të Malësisë së Karadakut e Anamoravës. Ishte i tëri njeri. Njeri i gojës së ëmbël, por njeri i dijes dhe i mikpritjes. Kush e ka njohur këtë hoxhë përparimtar, vështirë e ka pasur ta harrojë. Ai ( Rifat Jashri, tash i ndjerë), ka lënë gjurmë të pashtlyera tek të gjitha moshat e njerëzve. Ka qenë i afër me të rinj, por ka qenë i afër edhe me fëmijë e me të moshuar të tjerë. Ishte një AntonÇetta i kësaj e kësaj kohe, i cili la gjurmë të thella në popull si njeri dhe si dijetar. Kurrë të keqës s’i ka thënë e mirë, por edhe të mirës s’i ka thënë e keqe. E ka ndarë drejtësinë drejt dhe përherë ka dalë fitimtar. Ka qenë njeri i respektuar nga të gjithë. E kanë respektuar në xhami, por edhe jashta xhamisë. Ai ka pasur autoritet në popull. Të tillë nejrëz janë të rrallë në jetë. I tillë ishte Mulla Rifat Jashari, një njeri pedant, gojë ëmbël, dhe shumë i respektuar. Siç dihet, Mulla Rifati (20 maj 1918), tash i ndjerë, mësimet e para fetare i mori në fshatin Zhegër, ku mësues i pati Mulla Kadrinë e Llashticës. Pas kryerjes së mësimeve të para, ai mësimet tjera fetare i vazhdoi në medresën e Gjilanit. Më vonë vazhdoi të shkollohet në Prizren, të cilën shkollë fetare e kreu në vitin 1939/40. Pas shkollimit, ai në vitin 1043 ishte kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. Jo vetëm kaq.

Mulla Rifat Jashari, Zheger

Ky personalitet i kësaj ane të Karadakut, ka një rrugë të veçantë në jetën e tij. Ai qe njeri i ëmbël, i urtë, dijetar, vizionar, njerëzor, por ishte edhe mikpritës, afrues njerëzish, pajtues gjagjesh, njeri bisedash që sillnin pozitivitet tek masa etj. Sa herë diku ndodhte ndonjë e “keqe”, populli e ftonte Mulla Rifat Jasharin dhe ajo “ngjarje” pushonte sikur të mos ishte zhvilluar fare. Nuk la vend pa hy e pa dalë duke afruar njerëz në mes vete, të cilët, për një zënkë të vogë, bëhej belaja. Mulla Rifat Jashari e pati këtë “fuqi” apo dhunti nga natyra, i cili qe edhe lexues i madh i librave fetarë, të cilat i kishte si abetare të dijes, por ai lexoi edhe literaturë tjetër. Tek ai nuk ka pasur urrejtje, por tek ai ishte mbjellë me kohë e mirja dhe dashuria ndaj njerëzve. Në një rast, ai pati thënë: “Koha po kalon, por njerëzit nuk po e shohin se ajo po ikën dhe s’po punojnë për kohën. Duhet këta njerëz të këtij vendi të mendojnë edhe për Zotin, sepse ai i ka falë, por duhet të mendojnë edhe për jetën e tyre se si ajo të jetë e bukur e me pak halle”. Ky hoxhë fshati, i cili sot na mungon, ishte në krye të pajtimit të gjaqeve. Ai me disa shokë ka pajtuar gjaqe nga Konçuli e gjer në Kaçanik. Ka pajtuar në Zhegër, Dunav, Stançiç, Pidiç, Çelik, Stubëll, Goden, Gjylekreshtë, Remnik, Mogillë, Buzovik e në shumë fshatra të tjera të Karadakut e të Anamoravës. Ai ishte një figurë e madhe e popullit. QE NJERI POPULLOR. Ku kërkohej puna, ai gjente kohë dhe i patojtonte njerëzit tanë. Mulla Rifat Jashari qe një historian mjaft i ditur. Ai fliste për të gjitha masakrta që kanë ngjarë në Karadak dhe mese të tjera të kësaj ane. Thoshte se, regjimi i asaj kohe ka bërë hata në shqiptarë. Fliste për familjen e Shabovitëve, të cilët, shkijet çatnikë i vranë disa nga pjesëtarët e familjes në fjalë, në viti 1912. Këta, sipas Mulla Rifat Jasharit, në Zhegër janë vra 12 vetë. Këta të gjithë janë varrosur në oborrin e xhamisë së Zhegrës. Dhe, kur sot na mungon Mulla Rifat Jashari, këto “sende” na duken si përllalla apo rrëfime të një kohe. Përkundrazi. Ai rrëfeu ngjarje të vërteta, të cilat i kishte përjetuar dhe parë mes sytë e vet. Mulla Rifat Jashari la pas vete dy fëmijë: djalin Mustafën dhe vajzën Mirushen. I lehtë i qoftë dheu! Ishte një hoxhë parparimtar dhe shumë i afërt me njerëz.Tefik Selimi