Ultimate magazine theme for WordPress.

Vërshimet – deri kur ma kështu ?

Ylber Vokshi -Ylli  – Prishtinë  
09.03.2016 arkitekt i pavarur


Nevojitën të reshura shiu ma të dendura që në Kosovë të kemi vërshime me pasoja të mëdha materiale e në disa raste edhe me viktima në njerëz,si në fshatin Kushavec-Dol të Gjakovës ku një individ humbi jetën. Nuk kaluan as dy muaj kur në Janar patëm vërshime shqetësuese në disa rejone të Kosovës si në Malishevë, Shtime,Lipjan,Drenas, Suharekë dhe në disa rrethe tjera. Organet ekzekutive shtetërore të nivelit qendror (Qeveria) dhe ati lokal (Komunat),u pajtuan vetëm me konstatimet e dëmeve që i kishte shkaktuar kjo dukuri e rrezikshme e natyrës e asgjë tjetër.
Nga qyteti i Pejës dhe regjionet tjera me 7 Mars na vijnë lajme shqetësuese se atje jeta normale urbane është paralizuar,ka vështirësi të mëdha në funksionim të aktiviteteve të përditshme në qytete, që përkon me pasoja të mëdha jo vetëm materiale. Ishin imazhet televizive nga të gjitha anët e Kosovës që treguan se cilën situate të tendosur mundet të krijon një ditë me shi, e përcjell me dëme të mëdha materiale të cilat po iu shkaktohen banorëve,pa përjashtim si në fshatra dhe qytetet tona. Kryeqyteti këtë herë kaloi ma lehtë,kryetari mobilizoi shtabin emergjent dhe si shenjë solidariteti i ofroi ndihmë Komunës së Pejës.
Zëdhënësi i Komunës së Pejës na informon se vërshimet në Pejë u evituan të jenë me pasoja ma të mëdha këtë herë,pasi ekipet nga shtabi i krijuar i emergjencës arritën të rrënojnë dy ura të bizneseve të ndërtuara mu mbi kanalin e Çakolicës,i ndërtuar në vitet e shtatëdhjeta për bartjen e ujërave të bjeshkëve,potenciale për vërshimin e qytetit. Kjo e tregon një të vërtetë të hidhët se në Kosovë,si rezultat i lejimit të veprimeve të tilla nga vetë ne, kemi dame të mëdha nga vërshimet dhe dukuritë tjera që i krijon natyra.
Pyetja elementare që duhen parashtruar vetvetes është përse e kemi pru veten në situatë të tillë, kur duhemi të frikohemi nga reshjet e rëndomta të shirave. Realiteti i ynë këtë po e vërteton, në këto vite ndërtimet e shumta janë përcjell me mangësi të mëdha teknike, posaçërisht në trajtimin profesional të ujërave atmosferike, si nga objektet e ndryshme të ndërtuara,po ashtu edhe nga sheshet publike,hapësirat private dhe publike si dhe rrugët komunikuese urbane dhe ndër urbane. Natyra din të dënoi shumë keq dhe rëndë,për fat tonin këto vite nuk ka pasur ndëshkime të tilla,edhe se në mënyrë të turpshme jemi duke vepruar kundër saj.

vërshim 2
Këtë herë prognozat e Agjencisë Evropiane për paralajmërimin e hershëm të vërshimeve dhe menaxhimin e tyre, e cila përmes Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK),i paralajmëroi të gjitha komunat në Kosovë,nuk ishin tërësisht të sakta. Për fatin tonë na “shpëtoi”nga sanimi i pasojave ma të mëdha që pa na shkaktojnë këto vërshime,që në rastin tonë po na përsëriten sa herë që ka shira ma të rrepta,pasi me mos punën tonë kemi krijuar teren të përshtatshëm për këtë. Ky duhej të ishte paralajmërim shumë serioz për të gjithë ne që jemi në limitet kritike me kohën, duhemi të ndërmarrim veprime konkretë të cilat do të na kushtojnë shumë,pasi që e kemi neglizhuar këtë problematike që 17 vite,për të evituar ndonjë katastrofë eventuale të natyrës që na kërcënon në çdo moment.
Ky institut na del vetëm me konstatime shterpe,shumë herë të përsëritura se “Këto vërshime janë pasojë e infrastrukturës së dobët që e ka pothuaj gjithë vendi. Prishja e shtratit të lumenjve dhe prerja e pyjeve në të kaluarën nga faktori njeri e ka sjellë këtë situatë, e cila do të na përcjell edhe më tutje.” A është e mjaftueshme kjo qasje e një institucioni shtetëror të nivelit qendrorë pas kalimit të stuhisë,sigurisht se jo, por askush nuk brengoset për këtë.
Janë dëshpëruese shpjegimet në opinion të Drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin i Emergjencave e cila vepron në kuadër të Ministrisë të Punëve të Brendshme (MPB). Pas 17 vite tenton të na shpjegon kompetencat e nivelit lokal dhe ati qendror,edhe se rregullativa ligjore që e mbulon këtë fushë ekziston që nga pas lufta, e definuar me ligje që nga viti 2006 ,e modifikuar,plotësuar në vitin 2013. I kanë përpiluar edhe disa dokumente si “Sistemin e integruar të emergjencave për menaxhimin e rreziqeve” dhe “Planin e reagimit kombëtar”. Shtrohet me të drejtë pyetja sa është punuar në operocionaizimin,zbatimin e tyre në praktikë,deri me sot nuk kemi vërejtur diçka të tillë nga ana e pushtetit ekzekutiv (AME).
Të dy nivelet i kanë përgjegjësitë dhe obligimet mirë të definuar,por fati i keq i të gjithë neve është se ato nuk janë përfillur asnjëherë deri me tani. Komunat kanë autorizime vetëm për territorin e vet,kurse niveli Qendror – Qeveria ka obligime dhe përgjegjësi shumë ma të mëdha, pasi përfshinë tërë terrorin e shtetit,për atë ata edhe ekzistojnë e jo për “sy e faqe”. Mungon bashkëpunimi i sinqertë profesional i të dy niveleve,i cili ende vuan nga sindroma paternaliste e të kaluarës,që sot në botën e civilizuar është i tejkaluar, Si kanë vepruar dhe po veprojnë disa koka të krisura me mentalitet klanor,me përkrahje politike e jo profesionale,qartë po vërehet vitet e fundit. Mu këtu qëndron thelbi i problemeve të shumta në Kosovë që gjithsesi duhet tejkaluar në shekullin e 21-të,jo vetëm në fushën e emergjencave.
Në një territor prej afro 11 000 km2 të lejosh të ndërtohen mbi 350 000 ndërtime pa leje, është çmenduri të cilën askush nga profesionistët e paktë Kosovar nuk ka mundur ta imagjinoi. Janë këto bomba të kurdisura që kërcënojnë të shpërthejnë në çdo moment,pengojnë në mirëvajtjen normale të jetës pa rreziqe në zonat urbane dhe rurale në Kosovë. Ata që e dinë rëndësinë e planifikimit te territorit, lutën që mos të kemi fatkeqësi tjera të mëdha natyrore,për evitimin e të cilave kërkohet punë profesionale dhe shpenzim i madh i mjeteve materiale, të cilat në kushte normale do ti destinonim për projekte zhvillimore të shtetit, e kështu …
Të gjithë ne duhet të bindemi një herë e përgjithmonë se përpilimi dhe zbatimi Dokumenteve realiste Hapësinore dhe Urbane në nivelin lokal dhe qendrorë është parakushti kryesor për të parandaluar të gjitha fatkeqësitë natyrore që munden me atakuar territorin e vendit tonë. Ato dokumente duhet ti shërbejnë qëllimit të vetë,e jo të na shërbejnë si dekor në raftet e Drejtorive Komunale të Urbanizmit dhe të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Kosovës,ashtu si kanë shërbyer deri me tani. Ka ardhur koha dhe domosdoshmëria për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj problematike,u tepruar së tepërmi,prandaj pyetja që ma së shumti e bëjnë banorët e Kosovës është deri kur ma kështu ?
Neve banorëve të thjeshtë të Kosovë na mbet vetëm ti lutemi natyrës që të mos na ndëshkoi ma shumë, se sa po na ndëshkojnë faktorët vendimmarrës në Kosovë, në të gjitha sferat e jetë, kryesorja është tendenca për zhdukjen e dinjitetit dhe respektit njerëzor që e ka karakterizuar popullin Shqiptarë me shekuj.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close