Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës anëtarësohet në Federatën Evropiane të Gazetarëve

PRISHTINË, 11 Mars /ATSH/.-Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se prej sot, në 11 mars 2016, është anëtarësuar në Federatën Evropiane të Gazetarëve.

banner1

Njoftimi i dërguar thekson se, kjo federatë përfaqëson mbi 320,000 gazetarë nga 42 vende të Evropës, ndërsa AGK listohet si anëtar i 69-të, i kësaj organizate, duke e renditur Kosovën në mesin e 43 shteteve anëtare.

AGK falënderon përfaqësuesit e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për besimin e dhënë teksa shpreh gatishmëri dhe përkushtim për bashkëpunim në mbrojtje të gazetarëve dhe të avancimit të fjalës së lirë.

Vlerësojmë se ky është një tregues i mirë i solidaritetit dhe përkrahjes ndaj gazetarëve në nivel ndërkombëtar, avancimit të lirisë së medias në vend dhe përmirësimit të kushteve për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close