Ç`po ndodhë ,me shqiptarët e Maqedonisë ?

Fahri Xharra     11.03.16
Gjakovë


“Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.( Victor Adolphe Malte-Brun (1816 – 1889)
E dinë shqiptarët e Maqedonisë që i takojnë grupit gjuha e të cilëve është “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë “?
E dinë shqiptarët e Maqedonisë që të gjithë mundin e të parëve të largët dhe jo të largët të tyre e shndërruan në gur të Sizifit .?

btt
E dinë shqiptarët e Maqedonisë që janë lodër në duar të qëllimeve të fëlliqura politike ; qëllimeve afatgjate të cilat premtojnë vetëm vetëshkatërrim kombëtar ?
Nuk e dinë ,sepse sikur ta dinin do të vepronin ndryshe . Si ndryshe ? Ashtu bile së paku ta ruanin identitetin e tyre kombëtar .
“Ato vise i ka kapluar sindromi i mohimit te vetvetes. Ata nuk njohin vlerë tjetër përpos asaj te jesh shërbëtor i botes ku jeton ! Ne ketë bot shërbëtor i sunduesit që nuk është sundues : te sjellshëm e te dëgjueshëm pa mas ndaj tij deri në humbje të vetvetes. Pa menduar fare , pa u thelluar fare në mendime shqiptarët po janë të gatshëm dhe janë në gjendje ta mohojnë vetveten dhe aq te duruar e të papërfillshëm janë bërë e si te tillë gati e asgjësuan substancën e te qenit zot i vetvetes kombëtarisht me identitet me mund e shpirt!” ( shkruan miku Napoleon )
Pse nuk ju mungon vullneti që të bijnë në kurthin e qoftëlargve ? Si ore në ditët e sotit të mashtrohen me përralla të Hyrive të asaj bote?
A , aq shumë janë fajtor në jetën e tyre private, në marrëdhënje me rrethin familjar , rrethin farefisnor aq sa të frikohen nga “zjarri i ashpër i ferrit”.? Pse i frikohen një gjëje së cilës nuk ia kanë bërë “hyzmetin”? Pse shqiptari të frikohet nga bota tjetër e amshuar ?
E dinë ata ,që të gjitha “ frikësimet” iu gatisin ngase janë në tokën e tyre të lashtë dhe me gjuhën e tyre të stërlashtë

Pa Histori,vlera Kombëtare, pa Identitet … nuk ka hapësirë as minimale në botën e qytetëruar !
Ç`po ndodhë me shqiptarët e Maqedonisë ? Dikur sllavëve , turqve iu duhej lufta për të na zhbërë .
Kurse sot , zhbërjen nga bindja e porositur mu nga ata që e duan këtë gjendje tonë kombëtare .
E ne si delet e shkujdesura pas ujkut të pamëshirshëm- drejt në gojën e përbindëshit .

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close