Si vajtonin dhe ende vajtojnë serbët para botës ?

Fahri Xharra    11.03.16
Gjakovë


E dini që në vitin 1898 ishte botuar libri “ Shënime mbi dhunën shqiptare mbi serbët në Kosovë ( Sata Serbija )? Libri u botua në frëngjisht dhe serbisht nga Ministria e punëve te jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe në të pasqyroheshin qartë” dhuna dhe gjendja shumë e rëndë “e serbëve deri në atë kohë në Kosovë. Ishte ky një angazhim i madh energjik diplomatik që Serbia kishte ndërmarrë në atë kohë duke angazhuar artistëe shkencëtarë dhe diplomat për t`i para qitur shqiptarët karshi botës. Ta keni kujdes vitin e botimit të librit 1899 , atëherë kur nuhatej rënja e Perandorisë Otomane. Në libër ishte korrespondenca në mes Vladan Gjorgjeviqit, përfaqësuesit të qeverisë mbretërore ; Stojan Novakoviqit të dërguarit diplomatik të Serbisë në Stamboll dhe Tefik Pashës , ministrit turk të punëve të jashtme.
Shkruhet me shkronja të mëdha : PLJAČKAJU, PALE, SILUJU, POTURČAVAJU, PROTERUJU.. ( Shqiptarët plaçkitin, djegin, turqizojnë dhe i dëbojnë serbët nga tokat e tyre)

Kur u forcuan rrethanat ndërkombëtare qeveria serbe e bëri edhe Librin e Bardhë me shënime të “dhunës së shqiptarëve ndaj serbëve të Kosovës. Libri i formuar në formë memorandum për tu deponuar në Konferencën e parë të Hagës të mbajtur në Korrik 1899.

Në librin tjetër të Milosh Jagodiqit pasqyrohen “zullumet” e shqiptarëve ndaj serbëve në Kosovë nga 1899 e deri më 1912.P sh. vetëm në sanxhakun e Pejës kishin pas “ndodhur” 997 vrasje , plagosje , kidanpime, dhunime , kërcënime, vjedhje bagëtish si dhe plaçkitje tjera si dhe kallje të kishave serbe.
“Përfundimi” i Jagodiçit ishte i qartë se nga shqiptarët kishte qëllime gjenocidale me qëllim të shkëputjes së Kosovës nga pashallyku i Beogradit

(Jedina sila koja je Srbima mogla da pruži zaštitu bila je turska vojska, smeštena u Peći i Mitrovici. To, međutim, znači da za Srbe nije bilo nade jer ona im je donosila još veći jad i bedu )
“Zullumet” e pa durueshme të shqiptarëve si dhe agresiviteti i qeverisë turke ndaj serbëve nuk janë ndalur deri në vitin 1912. Por edhe pse arriti çlirimi i serbëve nga shqiptarët dhe turqit (pas Konferencës së Londrës 1912 ) zullumet e tyte nuk kanë pasur kurrë të ndalur ‘ se kur kanë filluar nuk dihet por është e sigurtë ,që prej ardhjes se turqve këndej pari në shekullin 15-të “ shkruan në librat e tyre , me te cilët iu kishin mbushur mendjen botës se “kush “ janë shqiptarët.
Edhe një detaj shumë irritues për çdo kënd , por edhe për Europën:” Po sa t`i mbushë vajza serbe 14 , prindërit duhen ta mëshehin, se përndryshe Arnautashët e grabisin.” “ Vajzat ishin symbol i brishtësisë , sinqeritetit , krenaria e prindit – ato grabiteshin nga shqiptarët “. Dhe ne heshtim edhe sot
Pse grabiteshin ato vajza “ Raste të shumta të rrëmbimit nga ana e Arnautëve ishte që “me martesa “të dhunshme të bëjnë presion mbi serbët që ata të ikin.” Hajde ironi e shpifje , hajde !

“Rrëmbimi , si i tillë ishte shumë i dhimbshëm , por ai shoqërohej edhe me dhunë tjetër të përgjakur. Në fshatin Leoçin (?) në kohën kur Sava Joksimoviqi nuk ishte në shtëpinë e tij, kishin ardhur njëzet arnautë nga Vushtria dhe ia kish rrëmbyer vajzën , Ruzhën. Gruaja e tij ishte munduar të mbrohet por meshkujt (rrëmbyesit ) shqiptar ia morën vajzën dhe dhe foshnjën ia nxorën nga djepi ia gjuajtën të gjallë në zjarr “ . Europa e kohës iu besonte këtyre trillimeve.
Ishte edhe shembulli tjetër kur një far Kadri Ferizi nga Cërnca ia paska marrë gruan Zhiva Voshiqit për ta kthyer pastaj në turke. Tjetri , Jusuf Isljami nga Ukça gjatë kohës së korrjeve ia kishte rrëmbyer vajzën Gjorgje Batanoviqit, për qëllim turqizimi.
“Vajza e madhe e Gjokës nga Muzhevina , qenka grabitur 4 herë dhe gjithmonë paska arrijtur të ikë. Nga ikja e fundin ajo ia arrinë të futet në Manastir dhe mitropoliti Niçifor e veshë në rroba të shqiptareve dhe kështu shpëton nëpërmjet konsullatës serbe në Prishtinë .”

Kështu , serbët na paraqitnin nëpër Europë. Sot athua çka flasin ? I dinë shërbimet tona informative ,apo na duhet disa vjet kur ne nuk do jemi që gjeneratat tjera t`i lexojnë nga librat serbe ?

Faik Konica thoshte : “Pendimi i vonuar është vetëm pendim “

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close