Ibrahim Shkodra – punëtor i denjë e i respektuar i arsimit shqip

Tefik Selimi         Gjilan, 13 mars


Ibrahim Shkodra nuk është i panjohur për qytetarët e shkollarët e Gjilanit e më gjerë. Ai jeton në Gjilan. Është i lindur, më 1958 në fshatin Desivojcë, komuna e Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në fshatit Desivojcë, më 1974. Ndërsa, gjimnazin e ja filluar dhe përfunduar në Prishtinë, më 1977. Me kohë i ka kryer studimet pranë Fakultetit Teknik – seksioni i Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, më 1985.

Ibrahim Shkodra, punetor i dalluar i arsimit shqip
Pas mbarimit të studimeve, ai ka filluar të punojë si mësimdhënës i lëndës elektrotekinës pranë SHMT “Mehmet Isai” në Gjilan, në vitin 2010. Prej këtij viti (2010), Ibrahim Shkodra është marrë me një sërë aktivitetesh nga fusha e arsimit, si: ishte mësimdhënës i lëndës “Modulet e praktikës profesionale”; ka qenë kryetar i komisionit për kontrollimin dhe vlerësimin e planprogrameve të hartuara nga mësimdhënësit; mandej ka qenë kryetar i komisionit për përcjelljen e punës të mësimdhënësve dhe zgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar; anëtar i komisionit për vetvlerësimin e punës në shkollë; koordinator për organizimin dhe mbikqyrjen e provimit të mbrendshëm për maturantë; anëtar i Këshillit të shkollës etj.
Ai tash për tash është në pozitën drejtor pranë SHMT ” Mehmet Isai” në Gjilan. Po ashtu, në bashkëpunim me SOROS-in dhe DKA në Gjilan, ai me të tjerë, ka hapur Qendrën për trajnimin e mësimdhënësve për TI. Madej, në bashkëpunim me IOM, ka organizuar trajnimin e pjestarëve rezervë të UÇK-së nga Gjilani, për aftësimin profesional në zanate të ndryshme, për punësim individual dhe grupor. Po ashktu, ai nga DKA është emëruar Kryetar i komisionit për hartimin e Masterplanit për kompleksin e shkollave të mesme në Gjilan. (Këtë projekt e ka përkrah dhe ndihmuar USAID-i).
Po ashtu, nga DKA është emëruar anëtar i komisionit për hartimin e Planit zhvillimorë trevjeçar të Arsimit parauniversitar në Gjilan. Nga Sëisscontacti është emëruar trajner i mësimdhënësve (inxhinierëve) për punë praktike në Laborator të elektronikës. Ibrahim Shkodra ka edhe këto detyra që po i kryen. Nga DKA është emëruar anëtar i komisionit për hartimin e planit dhe formulën për ndarjen e buxhetit për shkolla parauniversitare në bashkëpunim me Komunën e MASHT-in dhe ministria përkatëse dhe USAID-in.
Mandej, nga MASHT është emëruar anëtar i komisionit për hartimin e rregullores për organizimin e mësimit për të rritur; nga DKA është emëruar anëtar i komisionit për hartimin e rregullores për punë dhe disciplinë për punëtorët e shkollave parauniversitare; nga DKA është emëruar anëtar i komisionit për hartimin e rregullores për sjellje dhe disciplinë për nxënës; nga MASHT është emëruar anëtar i komisionit për hartimin e rregullores për organizimin e provimit përfundimtar dhe të maturës për shkollat e mesme. N
ga fusha profesionale, ai nga DKA është emëruar anëtar i komisionit për hartimin e planit vjetor të punës për DKA; nga MASHT është zgjedhur anëtar i komisionit për hartimin e kurikulave për degën e lëndës së Elektronikës; po ashtu ai nga MASHT është zgjedhur përfaqësues i shkollave të mesme profesionale në delegacionin e MASHT-it për punime në programin ETF të mbajtur në Portugali; mendej, ai e ka realizuar binjakëzimin e SHMT “Mehmet Isai“ në Gjilan me shkollën OVAKÇA ŞARIK TARA TEKNIK OKULLARI në BURSA të Turqisë. Ka qenë kujdestar klase, anëtar i Këshillit të shkollës, Kryetar i tubimit të punëtorëve, Kryetar i komisionit për vlerësimin e punës të mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të shkollës, Kryetar i komisionit të konkursit për zgjedhjen e punëtorëve të rinj – Kryetar i komisionit disciplinor për nxënës, Kryetar i Këshillit organizativ, për organizimin e protestave kundër ndërhyrjes të pushtetit okupues të Serbisë, në Sistemin e arsimit shqip në Kosovë, Përfaqësues i LASH-it për shkollat e mesme të Gjilanit. Ka marrë Mirënjohje nga Këshilli i shkollës për: Planifikim, menaxhim dhe
udhëheqje profesionale më 2005. Për aktivitetin e tij, ai disa herë ka marrë mirënjohje nga: Aktivi i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për Kontribut dhe përkrahje të vazhdueshme në ngritjen e cilësisë edukativo- arsimore; Mirënjohje në 41 vjetorin e punës edukativo –arsimore të shkollës për: Karrierë në postin e drejtorit më 2011, Mirënjohje për angazhim didaktik dhe profesional dhe punë vullnetare në sferën organizative dhe arsimore, më 10 .5. 2013, është vlerësuar me një qasje profesionale nga Halim Vranovci pedagog dhe zyrtar për shkolla të mesme në DKA më 2010.
Ai ishte pjesmarrës në delegacionin e përbashkët me përfaqësues nga MASHT për programin ETF në Portugali, nga MASHT dhe ministria e punës është emëruar koordinator i organizimit të konferencës regjionale njëditore me temë: “Mësimi gjatë gjithë jetës”. Është pjesmarrës me delegacionin e përbashkët me përfaqësues të komunës në Grac të Austrisë me temë: “Shfrytëzimi i burimeve alternative në institucione” (Vizitë studimore njëjavore në KUOPIO të Finlandës për menagjim.
Ditë më parë, më 7 Mars – Dita e Mësuesit, ai mori Mirënjohe sipas kërkesës së MASHT- it,  DKA, ku është përzgjedhur Arsimtar i dalluar në Komunën e Gjilanit për të marrë pjesë në garën për çmimin “Shaban Jashari” për të cilën i është ndarë mirenjohje nga MASHT për kontribut të veçantë në arsimin parauniversitar. Pra, kryetari MA ka dhënë vendimin sipas të cilit është shpërblye me mirënjohje si punëtor i dalluar i arsimit. Ky ishte Ibrahim Shkodra, njeri i denjë dhe i palodhur i punës së arsimit shqip. Në fund i shtuam: “Urime e suksese të tjera!”

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close