Martin Camaj – prozator e poet i shquar i letërsisë shqipe

Tefik Selimi


Në 24-vjetorin e vdekjes

Poetët tanë nuk do të duhej t’i harrojmë. Përkundrazi! Ata duhet t’i vlerësojmë e t’i adhurojmë pa masë, por edhe t’i përkujtojmë përherë. Ata dhanë gjithëçka nga veti për të mirën e kombit tonë. Disa nga poetë tanë jetuan larg atdheut, larg vendlindjes dhe larg shoqërisë sonë. Jeta e tyre ishte plot me mall të zhuritur për vendin ku kanë lerë. Ishte ky mall i zhuritur i poetëve mërgimtarë, të cilët me këtë mall e vaj, jetuan në atdhe të huaj duke ndjerë etje të madhe ndaj atdheut e ndaj familjes së tyre.

Martin Camaj, poet e prozator
Edhe Martin Camaj jetoi në diasporë. Jetoi një kohë të gjatë në Gjermani. Atje qau e lotoi për ta parë Shqipërinë e lirë si në ato legjenda të bukura që i ka krijuar e thurur tregimtari ynë popullor. Ndonëse iku larg, ai kurrë ato shkrepa, male, fusha, luadhe, lisa, kodra e njerëz nuk i harroi, por i përjetësoi në veprat e tij letrare. Më mirë vepra poetike e tij ia thotë: “Nji fyll ndër male”. Ky ishte Martin Camaj, i cili u këndoi njerëzve, maleve e fushave të Shqipërisë.
Martin Camaj lindi më 13 korrik 1927, ndërsa vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Tash e 24 vjet më parë. Vendlindja e tij është “… në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’, kaq i thyeshëm ashtë ky vend”. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Mësimet e para i mori në mënyrë autodidakte. Martin Camaj ishte shkrimtar me talent e me prirje të rralla poetike. Në vitin 1935 vendoset në Shkodër dhe filloi të marrë arsim të rregullt pranë një kolegji jezuit. Mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht në gjimnaz. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ky shkrimtar është përfshirë në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët e shquar shqiptarë. “Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, së cilit zhanër i mbeti besnik gjatë gjithë jetës. Kurse gjatë viteve të fundit, ai u përqendrua shumë të hartojë edhe proza artistike dhe fort të lakmueshme.
Gjer më tani, veprat e tij të shkruara janë: “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (një vargnim klasik i tij) dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954. Në veprën “Kënga e lëndinave” është frymëzuar nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer më në vendlindje. Shkroi veprën “Djella” në Romë më 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Mandej shkroi tufën me vargje me titull: “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967.
Vargu i Martin Camajt është “pjekur” dhe reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit të njohur italian, Giuseppe Ungaretti. Ky poet e prozator shquhet për faktin se, në veprën e tij ka “forcë” metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij që e ka shprehur në kohën e tij. Po ashtu është e njohur edhe një përzgjedhje e poezive të tij të përkthyera në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990. Martin Camaj është njër figurë e madhe e letërsisë sonë shqipe. Ai la pas vetës një bagazh të veprave letrare. Vdiq tash 24 vjet në Mynih të Gjermanisë, më 12 mars të vitit 1992.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close