Shqiptarët , më në fund e kuptuam se ishim të mashtruar

Fahri Xharra    14.03.16
Gjakovë


Dyndjet arabe në Europë e kanë ndryshuar brengën e qytetërimit europian dhe botëror; se pse kjo dyndje i kaloi caqet e ISISI-t dhe mori kahje tjetër në historinë më të re . Ky është fillimi i një dyndjeje të madhe arabe në kontinentin e vjetër dhe përmasat e vëllimin nuk mund ta parashikojmë ; së paku unë jo.

IMG4

Lufta ndërarabe në shtetet e ndryshme po ashtu arabe i solli botës një tollovi , por edhe ne si shqiptar në shtetet tona e ndiem një tërmet shoqëror jo aq të vogël ku dolën në pah një mori problemesh të mbetura nga e kaluara për të cilat ishte menduar se janë hjekur nga rendi historik i ditës në botën shqiptare . Por jo , ato u rinngjallën , asgjë nuk ishte e re por vetëm luhej e njëjta lojë e dikurshme por tani në rrethana tjera dhe me pikëpyetje të reja.
Aktorët ishim ne , edhe pse të shekullit 20-të ; skenarët , investimet , dhe regjia po ajo e vjetra por me metoda më moderne ;dikush u turpërua , dikush u pasurua , dikush u vra në tokë të huaj, por kryesisht mbetem të koritur si shtete shqiptare dhe si komb në tokat mbarëshqiptare.

Shqiptarët , më ne fund e kuptuam se ishim të mashtruar dhe se salafizmat , wahabizmat dhe izmat tjera ishin të huaja për ne ,sepse ato nuk e kanë vendi në tokat tona. Ishte koha e mashtrimeve të mëdha !

Loja e madhe e protalebane , pro- isise, antihistori dhe antiardhmëri ishte e arnzhuar nga qerqet më të errëta sllave ,pravosllave në bashkëpunim me Turqinë. Turqia e përgatiti terenin “ duke kërkuar hisen e saj historike “ në tokat tona me investime të mëdha në infrastrukturën antikombëtare mediatike dhe praktike dhe me objekte të cila nuk mundën ta arrijnë qëllimin e fundit : kthimin prapa të historisë.
Mbi të gjitha këto , Serbia gjeti vetveten me njerëzit tanë dhe mu në kohën më të nevojshme për ne , iu ndërroi mendjen atyre që qanin për ne dhe po ata filluan të mendojnë ndryshe dhe të vendosin pak më ndryshe se sa që ishte premtuar . Pra , një fitore e madhe e madhe e Serbisë.

Mendimet se bota do të jetë gjithmonë me ne edhe nëse ne dalim në anën e të keqit, edhe nëse ne kultivojmë antiamerikanizëm , antieuropianizëm dolën të gabuara. Boat i ka ehde hallet e veta.

IMG2
Europa e ka hallin e madh të dyndjeve arabe drejt saj e ne si Kosovë e re , apo si Shqipëri post komuniste ato dëshira që kishim mundur t`i realizojmë në 15 vjetët e fundit ( Shqipëria ,20 vjetet e fundit ) e kemi pak të vështirë tani. Europa ka halle !
Por e mira pas një kohe të gjatë ,të humbur , të pa zëvendësueshme është se ne e kuptuam të vërtetën më në fund se ne ishim të mashtruar .
Se si do të ballafaqohen qeveritë shqiptare dhe ajo e Kosovës ,në rast të ndonjë orientimi të qëllimshëm të të dyndurve arab drejt nesh , mbetet të shihet .
Por më rëndësi e kuptuam se salafizmat dhe vahabizmat nuk ishin për ne dhe se ne pavetdije e kryem rolin e bartjes së të keqe me qëllime të të keqit.

 


Një lëvizje pozitive :(“Athua arabët, a i kishin praktiku tirqit me i vesh a?”, thotë ai në një ligjëratë të tij para xhematit. Gjatë të premteve, imami 21-vjeçar mundohet t’i bind besimtarët se ka vetëm një islam. “Vjen dikush që flet ndryshe, e ky është një ekstremizëm, prishje qetësie, se nesër-pasnesër dikush thotë: hoxhë e ki keq, se këqyre ky me mjekër ma të madhe e pantallona të shkurta po flet ndryshe, po falet ndryshe, qenka ma mysliman. Por, nuk llogaritet muslimanllëku në mjekër e pantolla”, thotë ai .
Imami flet edhe kundër organizatave terroriste, ndërsa thotë se lufta në Siri “ka heq do bërlloka nga Kosova”!( Hoxha 21-vjeçar: Nuk llogaritet muslimanllëku me mjekër e pantolla )

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close