Shefrije Nuha – shpallet mësimdhënësja më e dalluar e vitit

Gjimnazi “Naim Frashëri”, në Shtime, është vatër e dijes që ka bërë emër. Kjo vatër e dijes është themeluar në qershor të vitit 1990. Tash e 26 vjet më parë. Ndonëse ka një “datëlindje” jo aq të hershme të punës, përkundrazi, sukseset e kësaj vatre arsimore, nuk mungojnë. Nuk mungojnë po ashtu edhe sukseset e mëmdhënësve, të cilët janë shembull për të mirë.

Tash për tash, në këtë vatër arsimore të dijes punojnë 50 mësimdhënës të rregullt. Të gjithë janë shembull të punës me ditar në dorë. Shkolla në fjalë ka 810 shkollarë, të cilët, si një, janë krenari e shkollës. Edhe kuadri mësimor është për lakmi. Këtu ka mësimdhënës të zellshëm e punëtorë. Andaj, ditë më parë, pikërisht më 7 Mars – Ditën e Mësuesit, DA e komunës në fjalë, në bashkëverpim me drejtoritë e shkollave, kësaj herë ka përzgjedhur mësimdhënësit e dalluar të komunës së Shtimes.

Shefrije Nuha duke marre mirenjohjen

Epitetin e mësimdhënëses së dalluar të vitit kësaj here i takoi Shefrie Nuha, profesoreshë e lëndës së Kimisë në Gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime. Ajo tash e 26 vjet punon pranë gjimnazit në fjalë. Në vitin 2011, Shefrije Nuha është shpallur punëtorja më e mirë e vitit dhe merr një mirënjohje nga drejtoria e shkollës në fjalë. Ajo është e lindur në Shtime, por tash e tetë vjet jeton në Gjilan. Ajo udhëton çdo ditë nga 100 km largësi në relaconin Gjilani-Shtime gjer në shkollën ku punon.

Qe tetë 8 vite të punës, sa udhëton Gjilan- Shtime, ajo asnjë mungesë nuk e ka humbur nga procesi mësimor. Po ashtu, gati të gjitha klasat që i udhëheq, ajo i “krijon” si klasa më të mira me punë e angazhim të palodhur. Në këtë vit, klasa e saj, X-1 (viti shkollor 2015/16), për gjysmëvjetorin e parë, klasa e saj është shpallur si klasa më e mirë që ka mungesa më së paku nga të gjitha klasat tjera.

Po ashtu, kjo klasë e saj ka notë mesatare më të lartë në nivel shkolle. Prandaj, Shefrije Nuha është punëtore e palodhshme, e cila e ka merituar këtë mirënjohje për faktin se, ajo jo vetëm që është udhëtare e përditshme, por nuk ka asnjë mungesë në punë. Ajo është njëra nga punëtoret që po kontribuon mjaft shumë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Është shembulli më i mirë se si punohet në shkollë dhe sukseset nuk i mungojnë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close