Vjedhja e së kaluarës parahistorike shqiptare nga serbët – Shën Marku i Korishes

Fahri Xharra          15.03.16
Gjakovë


“Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, ende këta e flasin atë gjuhë të të Parëve të vet ma të hershëm; ende e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shi atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë.” Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.(At Gjergj Fishta ,1939 në Konferencën e Paqes në Paris).

Përputhja e trojeve që flisnin dikur e që edhe sot flasin shqip me kufinjt etnikë të ilirëve të jugut e të epirotëve të lashtë mbrenda e jashtë Shqipërisë mund të shpjegohet vetëm me autoktoninë e shqiptarve në këto troje. “Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin zanë vend ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kandshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjnive të moshës përrallëzore.(Fxh. “ Jemi të vjetër sa stalaktitet e shpellave te maleve tona “

Untitled

Shpellë parahistorike , Kishë paleokristiane ilire , Korishë- Prizren

Shqiptarë u bënë ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furive të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerëzore. Pra dhe jemi !

f3

Hyrja në Kishen Paleokristiane ne Korishë

f5

Mbrendia e Kishes ne Korishë

 

“Nga krahinat serbe te cilat ishin edhe ne shek. 19-të ndër Turqi , me rëndësi të posaçme për ne ( për serbët pra .fxh) ishte edhe Kosova dhe Metohia. Pozita e saj gjeostrategjike i jepte këtyre anëve një rol të madh . Kjo luginë , e Kosovës dhe e Metohisë e kishte një rëndësi të madhe për lidhshmërinë e Adriatikut me vendet e Evropës Jugore dhe vendet tjera të Ballkanit” -shkruan në shkrimet kishtare serbe .” Ajo është e rëndësishme sepse ishte çelësi i Luginës së Moravës dhe Vardarit por e kishin edhe rëndësinë e madhe për historinë e vjetër të Serbisë”
“Kosova banohet me shqiptarë musliman dhe të krishterë që kishin zbritur nga Veriu i Shqipërisë ; ku
në fillim e pushtuan Dukagjinin që në shek. e 13-të e pastaj më vonë fiset shqiptare e pushtuan edhe Kosovën, Rashkën e Vjetër ( Rasi ) e deri në Jablanicë , Toplicë , Kkosanicë , Moravicë të Preshevës si dhe krahinen e Vranjes Pomoravljes. Kolonistet shqiptar pastaj e vazhduan kolonizimin e tyre dhe arritën deri në Nish “- E shihni pra , ne “ishim kolonizatorë “ të tokave “serbe”????
( Literatura për të interesuarit : “ Радомир Николић, Ширење Арнаута у српске земље, Београд 1914, 124‒126. 14 Бранислав Нушић, Са Косова на сиње море, Београд 2005, 202‒204. 15 Ђоко Слијепчевић, Српско-арбанашки односи кроз векове са посебним освртом на новије време, Хилместир 1983, 118‒122. 16 Гастон Гравије, наведено дело, 19. 17 Димитрије Богдановић, Књига о Косову, Београд 1990, )

Nga këto pushtime dhe kolonizime ishte edhe Korisha e Prizrenit në Kosovë; ku është Kisha e Shën Pjetrit ( shek.13 ). Kisha në shpellë përmendet shumë herët në dokumentet serbe.
(Свети Петар Коришки је умро у дубокој старости, а житије о њему је написао, око 1310. године, Теодосије Хиландарац. У науци фигурирају две различите године када су његове мошти пренете у пећинску цркву Манастира Црна Река, код Рибарића – 1572. и 1753. Зна се, међутим, да је манастир Св. Петра Коришког постојао све до 1760. године. Његов последњи игуман Нићифор сведочи да су, ферманом султана Мустафе III, преостале манастирске земље пренете у метох Манастира Светог Марка Коришког. )
Po kush ishte ky Shën Pjetri serb ? (Свети Петар Коришки ) .
A nuk ka metoda dhe ekspert të fushave relevante në nivelet botërore që do të na e zbërthenin këtë mashtrim serb ? Ky farë Sveti Petar i Korishës së Prizrenit qenka shenjtor i krishterë serb , i lindur në Korishë ?
Pra miq . edhe në shpellat e Kosovës , serbët ishin të parët që e filluan krishterimin .

Literatura , për te lexuar më shumë nga burimet serbe , të cilave duhet dhënë një përgjegje shqiptare:
-Иван Степанович Јастребов: Манастир Св. Марка, у Иван Степанович Јастребов: Стара Србија, Српска краљевска академија, Споменик XLI, други разред, 36, Београд 1904; Исто: И. С. Јастребов: Стара Србија, НИП “Нови свет” – Народна и универзитетска библиотека, Приштина, 1995, стр. 158 – 166; -Милан Ивановић: Црквени споменици XIII – XX века, Задужбине Косова, Призрен – Београд, 1987, 462 – 463; Радосав Стојановић: Свети Марко Коришки, путопис, Јединство, Приштина, 25 – 26. јул 1992, 8; Исти: Видовдански гласник, Грачаница, 2, 1993, 34 – 35; )

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close