Kurdët me plane për të deklaruar një rajon federal në veri të Sirisë

BEIRUT (AP) – partia e fuqishme kurde,Partia e Unionit Demokratik (PYD), njoftoi plane të mërkurën për të deklaruar një rajon federal në veri të Sirisë, model që shpresohet se mund të aplikohet në të gjithë vendin. Ideja u hodh poshtë menjëherë nga Turqia dhe ekipi i qeverisë siriane në bisedimet e paqes ndërmjetësuara nga UN-në Gjenevë.

Mideast Iraq

Deklarata pritet të bëhet në fund të një konference kurde që filloi të mërkurën në qytetin e Rmeilan, në provincën veriore të Sirisë Hassakeh.

Zhvillimi vjen pasi qeveria e Damaskut dhe dhe rebelëve mbështetur nga sauditët dhe perendimi po mbajnë bisedime të paqes me të dërguarin e UN Gjenevë mbi mënyrat për t’i dhënë fund luftës shkatërruese civile, e cila këtë javë ka hyrë në vitin e gjashtë.

Grupi kryesor sirian kurd, Partia e Unionit Demokratik (PYD), dhe krahu I saj ushtarak,Njesitë e Mbrojtjes Popullore (YPG), deri më tani janë të përjashtuarA nga këto bisedime për të mos zemëruar Turqinë, pavarësisht insistimit të Rusisë që ata të jenë pjesë e negociatave. Ankaraja e sheh grupin si një organizatë terroriste.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close