Ultimate magazine theme for WordPress.

Prezantohet e Harta unike e Shqipërisë

TIRANË, 16 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Shteti Shqiptar ka tashmë një Hartë Unike Dixhitale, në të cilën janë pasqyruar informacionet e 43 shtresave hartografike. Kjo hartë së bashku me kufijtë e rinj administrativë të përcaktuar në bazë të ndarjes së re territoriale janë prezantuar sot paradite në një aktivitet të organizuar nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, me pjesëmarrjen e 61 kryetarëve të bashkive dhe drejtues të institucioneve kryesore në vend.

Në prezantim merrnin pjesë edhe zv.Kryeministri Niko Peleshi, si dhe ambasadori i Norvegjisë në Shqipëri, Jan Braathu. Qeveria Norvegjeze ka mbështetur me asistencë financiare dhe teknike Autoritetin Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor të vendit tonë, për krijimin e Hartës Unike Dixhitale.

Zv.Kryeministri Peleshi foli për problemet e mëdha që ka sjellë mungesa e një harte të unifikuar dixhitale në mbivendosjen e pronave dhe planifikimin e territorit. “Ka qenë pothuajse i pamundur një planifikim i saktë dhe professional i territorit, për shkak se duke mos pasur një regjistër dixhital dhe të unifikuar, e kemi pasur të pamundur të marrim të dhënat, të bëjmë analiza, të cilat pastaj janë baza e planifikimit të territorit”, tha Peleshi. Sipas tij në korrikun e vitit të kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave është bërë i detyruar përdorimi i Hartës së Unifikuar dixhitale nga institucionet, të cilat lëshojnë tituj pronësie.

Ministri Çuçi u ndal në procesin e saktësimit të kufijve administrativë, pas ndarjes së re territorial. “Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, harta e kufijve administrativo-territorialë përcaktohet me koordinata të sakta gjeografike në formatin GIS. Ky proces ka filluar me kontraktimin nëpërmjet Projektit STAR e një kompanie GIS, me qëllim krijimin e një harte dixhitale e cila do t`i japë fund një herë e mirë konfliketeve midis bashkive për juridiksionin e tyre administrativ”, tha ministri i Çështjeve Vendore

ndërsa ministrja Harito theksoi se një nga elementet bazë, që dallon sot një shtet modern nga një shtet i pazhvilluar janë të dhënat dhe sistemet dixhitale.

“Për herë të parë në shtetin shqiptar, të gjitha Bashkitë, të gjitha institucionet, por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë kanë në dorë një instrument shumë të fuqishëm, i cili është në përputhje edhe me direktivën “INSPIRE” të Bashkimit Europian, si pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në rrugën e Integrimit, Hartën Unike Dixhitale, e cila përmbledh 43 shtresa informacioni hartografik”, është shprehur Ministrja Harito.

Në Hartën Unike Dixhitale, janë pasqyruar të dhëna për:

  1. Kufinjtë e rinj administrativë, sipas ndarjes së re territoriale;
  2. Imazhe dhe fotografi ajrore të gjithë territorit të vendit.;
  3. Harta topografike me të dhënat për gjithë relievin e vendit;
  4. Harta e pronësisë së pasurive të paluajtshme, sipas gjendjes së regjistrimit fillestar (2,2 milionë parcela toke);
  5. Sistemi i adresave (33 mijë km linear rrugë dhe 730 mijë ndërtesa të dixhitalizuara);
  6. Harta e bizneseve (81 500 biznese);
  7. Harta e vendodhjes se Institucioneve arsimore;
  8. Hartat e zonave të rrezikut në shërbim të emergjencave civile, Hartat Gjeologjike dhe e Përdorimit të Tokës;
  9. Harta e Fondit të Kompesimit Fizik (25 mijë hektarë);
  10. Harta e zonave të mbrojtura.

I gjithë ky gjeoinformacion ka rolin e burimit kryesor për hartimin e detyrave të projektimeve e deri tek menaxhimi i emergjencave civile. Ai është tashmë në dispozicion të publikut pa pagesë në adresën http://geoportal.asig.gov.al/.Prezantimi-i-hartes-unike-dixhitale-dhe-kufijve-administrative-sipas-ndarjes-se-re-territoriale-Foto-Agim-Dobi-7-690x450

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close