Sabri Maxhuni dhe portreti i tij atdhetar, intelektual e publicist…

Tefik Selimi



Ylli Morina:“Sabri Maxhuni historian i gjeostrategjive dhe ideolog i lëvizjes kombëtare”, Prishtinë, 2014

Duke lexuar veprën e Ylli Morinës: “Sabri Maxhuni historian i gjeostrategjive dhe ideolog i lëvizjes kombëtare”, autori i veprës në fjalë ka bërë një studim sa përmbajtësor aq edhe përmbledhës për figurën e Sabri Maxhunit si një atdhetar, intelektual dhe personalitet që posedon ide e mendime përparimtare në fushën e historisë sonë kombëtare. Vepra në fjalë na shtyri ta lexojmë pa frymë, për faktin se, të gjitha temat, vështrimet e trajtesa që kishin të bëjnë me figurën e Sabri Maxhutit, që është personazh kryesor i veprës së lart cekur, fitova përshtypjen se studiuesit e historisë shqiptare do të duhej ta çmojnë e vlerësojnë mendimin e tij si krijues origjinal i historisë sonë kombëtare.

Ballina e librit te Y. Morina
Siç dihet, Sabri Maxhuni, hustiruab e publicist, në shkrimet e tij është marrë me analizën e ngjarjeve të mëdha historike qysh nga viti 1054 e gjer në ditët e sotme. Dhe jo vetëm kaq. Ky “personazh” i disa veprave publicistike e dokumentare që kanë si temë ngjarjet e mëdha historike, jo vetëm se po e hulumton dhe po e gjurmon të kaluarën tonë reale, por këtë kohë, për të cilën po merret edhe sot e kësaj dite, Sabriu po e interpreton dhe po e ndriçon me argumente të forta e reale. Sabri Maxhuni, duke folur për populli shqiptar, ai thotë se, ky popull, yni, ishte popull fatkeq, por në këtë fatkeqësi ishte edhe popull me fat.
Pra, ky “personazh” i veprës në fjalë, nuk merret me pasojat, të cilat kanë sjellë ngjarje të rënda, por ai sot merret me gjeostrategjinë që e kanë zgjedhur shqiptarët, përkatësisht paria e tyre. Autori, Ylli Morina, në veprën e tij na pasqyron një figurë ëmblematike të kësaj kohe, e cila po i tmerron hisotiranët, publicistët, shkencëtarët, shkrimtarët e dijetarët tjerë, të cilët, me të tilla interpretime e ngjarjeve të mëdha të kombit shqiptar, kahjen jo vetëm që po ndryshon, por edhe po ndriçon në të mirë të të gjithëve.
Sabri Maxhuni ishte një njeri i rëndomtë i një kohe. Ai u shfaq në veprimtarinë politike e kombëtare nga viti 1963 dhe vazhdoi gjer në vitin 1999. I takonte organizatës kombëtare “Lëvijza Revolucionare për Bashkimn e Shqiptarëve (LRBSH). Ishte i burgosur politik. Vuajti dënimin dhe kurrë nuk u gjunjëzua para armikut shekullor. Edhe ky, si disa të tjerë, iu kushtua leximit të veprave me peshë e nam. Kur ai lirohet nga burgu, iu dasht të hap një dyqan rrobaqepësisë. Dyqani i tij ishte një fole apo çerdhe patriotike, ku zhvilloheshin aktivitetet e veprimtarëve tanë atdhetarë. Në dyqanin e Sabri Maxhunit zhvillohej jeta e bashkimit të forcave patriotike në propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare.
Personazhi i veprës, Sabri Maxhuni, ishte një vizionar i madh i parashikimeve të të së ardhmes. Ai parashikoi me kohë shkatërrimin e Jugosllavisë etj. Në këto rrethana, Sabri Maxhuni takohet me shumë shokë të devotshëm, si: me Meriman Brahën, Enver Talin Jusuf Gërvallën, Metush Krasniqin e Hysen Gërvallën, Teki Dërvishin, Adem Demaçin e më një numër të shumtë të atdhetarëve shqiptarë. Ylli Morina, autor i veprës, na shton se, Sabri Maxhuni, në verpën e tij “Konspiracioni”, shkruan këto fjalë: “Sa më të rënda ishin goditjet e okupatorit, aq më e fortë bëheh lidhja e luftëtarëve të lirisë ndërmjet vete”(f.64).
Sabri Maxhuni ishte ideator e idelog i madh i çështjes kombëtare. Ai, si ideator lëvizjes kombëtare, vdekjen e Titos e shihte si vdekje të Jugosllavisë! Ky ishte parashimi i tij si idhtar i lirisë. Andaj, ai, të gjitha përpjekjet i bënte për të përgaditur për veprime konkrete pas kësaj “ngjarje” të fundit të Jugosllavisë. Ai thoshte: “Fitoret arrihen ne kthesa të forta histoke dhe vërtetë ishte koha të bëhej një kthesë e madhe në krejt Ballkanin, e posaçërisht në territoret shqiptare”(f.75).
Pra, Sabri Maxhuni ishte një vizionar i madh i qarqeve politike, i cili, vazhdimisht ka punuar në fuqizimin e organizatës për t’u përgaditur në momentet e nevojshme dhe të duhura, pra për një luftë çlirimtare pa të cilën, siç shprehet ai (Sabriu), “e shihte të pamdur çlirimin e shtetit shqiptar në kufinjtë e vet kombëtar”(f.87). Ai këtë ide e vizion e shprehte qartë në veprën e tij “Drejt shtetit shqiptar në kufinjtë kombëtar”. Jo vetëm kaq. Ky personalitet i rrallë i jetës publicistike e politike, idetë dhe vizionin e çështjes së zgjidhjes kombëtare e shihte njëjtë me heroin e madh të kombit, Metush Krasniqin. Këta te dy, njëri gjallë e tjetri në botën e amshuar, ishin e mbetën ideologët më të lartë e më të përbtuar të çëshjes kombëtare për atë kohë kur kanë vepruar.
Sabri Maxhuni jetoi në kushte të rënda të jetës e punës. E njihte mirë të kaluarën e shqiptarëve. Ai, këtë dije e mori nga leximi i shumë veprave të ndryshme, por dije mori apo vjeli nga shumë personalitete të jetës atdhetare. Ky njeri i përveçëm i jetës politike e publicistike, kohën në mes dy zjarresh e përjetoi sikur thënia hamletiane: “Të jetosh apo t’mos jetosh”! Tërheqjen e konsideronte si një vetëvrasje kombëtare. Kurrë nuk është zbrapsur nga qëllimet e tija, por së bashku me shokë e idealit, përherë qe i vendosur për të vepruar se ishin të bindur për fitore. Shokun e tij, Shefqet Jasharin e burgosin, Sabriu e Jusuf Gërvalla ishin të rrezikuar nga burgosjet, e Metush Krasniqi mbeti në Kosovë në ballë të aktivitetit atdhetar. Jusufi arrin në Gjermani, ndërsa Sabri Maxhuni, më shumë sfida të rënda, arrin në Turqi. Kjo ishte një odisejadë e trimave atdhetarë, të cilët nuk e ndalen aktivitetin për çlirimi kombëtar. Ky trekëndësh ishte një mobilizim më i denjë për veprim atdhetar.
Yll Morina, në librin e tij “Sabri Maxhuni historian i gjeostrategjive dhe ideolog i lëvizjes kombëtare”, pos tjerash, ai “personazhin” kryesor të librit e paraqet si vizionar të madh të kësaj kohe kur kanë vepruar. Bile, Sabri Maxhunin e paraqet si themelues të LRSHJ, që ishte një ngjashmëri mes Hasan Prishtinës në organizmimin e Kuvendittë Taksimit dhe në rolin e Mit’hat Frashërit, në organizimin e Kuvendit të Mukjes. Siç dihet nga historia shqiptare, Hasan Prishtina e parashihte shkatërrimin e Perandorisë Osmane, ndërsa Mit’hat Frashëri, e parashihte shkatërrimin e boshtit Romë- Berlin- Tokio (nazifashizmin). Sabri Maxhuni (Novosella), siç e ka vlerësuar Sh. Jashari, e shihte shkatërrimin e Jugosllavisë titiste.
Sa ishte Sabri Maxhuni vizionar, më mirë le të shihet tituj e shkrimeve të botuara në vitet e 90-ta, si: “Atdheu mbi të gjitha”, “Edhe njëherë ruajna Zot nga “patriotët e 3%, “Ku jemi e kah po shkojmë”, “Letër e hapur Akademik Rexhep Qosjes”, “Populli shqiptar nuk ka pak heronj”, “Tirana i vunë flakën Kosovës dhe Shqipërisë”, “Antikombëtarët nuk mund të mbesin anonim”, “Ku e ke “Frontin e kuq Ibrahim Kelmendi”?, “At Fishta është i paprekshëm”, “Shqiptarët nuk janë racistë”,”Skënderbeu është shpir i kombit”,”Te varri i Azem Hajdarit” dhe dhjetra e dhjetra shkrime të tjera të botuara në shtypin e kohës. Në librin e Ylli Morinës gjejmë edhe shumë pjesë interesante. P
ër shembull, ideologu, Rexhep Qosja, bënte thirrje të vazhdueshme :”Të gjithë kundër Berishës”, ku sipas Y. Morinës, kjo nënkuptonte thirrjen kundër Shqipërisë, duke lëshuar akuza se shqiptarët, na ishin vonuar për ta shkatërruar shtetin shqiptar dhe duke thirrur për “revolucionin e vonuar” (f.162). Sipas Yll Morinës, Sabri Maxhuni është jo vetëm vizionar, e ideolog, por edhe interpretues i drejtpërdrejtë e shkencor i ngjarjeve të caktuara historike që kanë zënë vend të veçantë në librat e tij. Kjo mënyrë e interpretimit të ngjarjeve është jo vetëm një verzion i tij publicistik, por është edhe kërkesë shumë e qartë dhe e qëndrushme për t’iu shmangur, si shton autori, “shtrembërimeve dhe keqinterpretimeve të fakteve historike” (f. 179). Andaj, veprat publicistike të Sabri Maxhunit pëlqehen, vlerësohen nga masa e gjerë e të rinjve, të cilët shohin të vërtetën hisotike të zhvillimeve të ngjarjeve që rodhën nëpër kohë.
Te ky autori nuk ka eksagjerime dhe ngarkesa si në veprat letrare artistike. Këtu ka fakte, data, emra njerëzish, peridha kohësh, vende, po edhe “ngjarje” të “nxehta” që ka përjetuar ai me shokët e tij të Lëvizjes Kombëtare. Te ky autor e publicist i rrallë më është dhënë rasti të dëgjoj nga afër se si fliste dhe “rrëfente” për të kaluarën, nga antika e hershme e popullit tonë e gjer më sot. Ky është një fenomen që po e ndriçon rrjedhën e historisë e çështjes sonë kombëtare. Ky me disa shokë të tjerë, ishte e është edhe sot në linjën kombëtare me orientim pro perëndimor. Kjo atë e bën të jetë i pranishëm në vlerat e kësaj kohe.
Andaj, Yll Morina, me veprën e tij e ka ndriçuar mjaft mirë portretin e Sabri Maxhunit si atdhetar, intelektual dhe publicist i madh i jetës shkrimore. Sabriu ka peshë të madhe e të veçantë si intelektual e publicist i jetës shkrimore e dokumentare. Ai është treguar e po tregohet edhe tash si një intelekual i guximshëm i jetëshkrimit publicistik e faktografik. Edhe prof. dr. Zenun Gjocajt, shton: “Sabri Maxhuni bëri histori prej historiani të drejtpërdrejt, ku edhe vetë e pati vuajtur në lëkurë mbi dy dekada, dhe si pjesëmarrës, bëri histori, si shumë të tjerë para e pas tij. Si i tillë, ai është krijues origjinal, pa ndikime tradicionale historiagrafike të imponuara a të ndikuara, të bazuara kryesisht në filozofinë e pagabueshme të popullit, ku shpreh idetë, idealet dhe vizionet e veta” (f.5). Libri i Yll Morinës ka 276 faqe tekst.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close