Albin Kurti:”bashkimin me Shqipërinë e bëjmë me paqe e në mënyrë demokratike, kurrë nuk e bëjmë nëse bëhet një luftë ballkanike”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpjeguar ideologjinë politike në të cilën mbështetet.

Kurti ka thënë se e do Kosovën Republikë parlamentare, në raporte tjera me Serbinë dhe me orientim social-demokrat, që ka drejtësi shoqërore; shtet me ushtri të qëndrueshme.

albinkurti

“Ne jemi për një Republikë parlamentare, jemi për një marrëdhënie tjetër më Serbinë, jemi për një dialog prej poshtë lartë me serbët në Kosovë. Nga orientimi jemi social-demokratë. Jemi që shteti të mos jetë as spektator, por as ndikues komplet i tregut, por të jetë aktor në zhvillim. Ta lidhë edhe shkollimin me ekonominë”, tha Kurti në Klan Kosova.

“Unë jam për liberalizim të vizave, por pushteti kur e ka këtë prioritet primar e kur është pushtet autoritar ka një qëllim këtu, largim të popullit edhe më shumë”.

“Unë s’jam për largim të popullit të Kosovës. Një shtet republikan, reciprocitet me Serbinë, ushtri të qëndrueshme jo si të Amerikës e Anglisë, por e krahasueshme me këto të rajonit. Një orientim social-demokrat që të ketë një tatim progresist që lidhet me drejtësinë shoqërore dhe zbutjen e pabarazisë”, tha Kurti.

Kurti tutje ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për aleanca të reja, por për fuqizim dhe riformulim të atyre aktuale.

Kurti ka theksuar se Kosovës i duhet bashkimi i Mitrovicës, duke e forcuar kështu shtetësinë e vendit, njofton Klan Kosova.

“Aleatët tanë pa diskutim janë SHBA-të, Gjermania edhe Turqia, por assesi Rusia. Vetëvendosja po thotë se bashkimin me Shqipërinë e bëjmë me paqe e në mënyrë demokratike, kurrë nuk e bëjmë nëse bëhet një luftë ballkanike”.

“Ajo çfarë po na duhet neve është bashkimi i Mitrovicës, ai që na duhet forcimi i shtetësisë tonë, këto Amerika nuk mund të na i bëjë, ata po na lidhin marrëdhënie diplomatike me Iowa-n, s’mund të na kryejnë punët këtu”.

Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se e pranon flamurin e Kosovës si simbol të shtetësisë, por nuk e ka përzemër, pasi është i imponuar.

“Flamurin e Kosovës unë e pranoj, e pranoj në institucione në Kuvend. S’mund të na imponohet ta valëvitim në protesta e as ta ndalojmë flamurin kombëtar. Edhe në protesta nuk ja ndalojmë dikujt që e merr flamurin e Kosovës”.

“Unë e shoh këtë flamur jo demokratik, jo historik dhe të imponuar, s’mund të më imponohet ta mbaj. Ne nuk e kemi për zemër flamurin e Kosovës, por e duam shumë Republikën dhe substancën e saj”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close