destinacionet turistike që Tour Radar reklamon për Shqipërinë

Tour Radar ka përzgjedhur muajin gusht të këtij viti për të shpalosur për të gjithë turistët e interesuar se cilat janë tre aventurat kryesore që mund të kryejnë ata në Shqipëri.

Walking-to-Valbonë-Valley
Të ndarë me paketat specifike, numri një renditet turi i ngjitjes ose i ecjes në Valbonë. Sipas faqes së njohur, nëpërmjet një udhëtimi të tillë vizitohen dy shtete, përfshirë edhe Kosovën, pasi një ndalesë do të behet në Prizren. Ky tur zgjat 6 ditë.
Një tjetër tur i marketuar, po në kuadër të ofrimit të turizmit të aventurës, është ngjitja në malin e Kelmendit. Turi zgjat 8 ditë, përfshin edhe 6 pika të tjera turistike në vend.
I treti destinacion që Tour Radar ofron për të gjithë të pasionuarit e turizmit të natyrës është Thethi, për të cilin shkruan: “Shijoni Thethin me të gjithë shkëlqimin e tij”. Kjo shëtitje turistike zgjat 8 ditë, përfshire edhe vizitën në Tiranë, Shkodër dhe Lezhe.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close