“Konflikti në mes Perëndimit dhe Rusisë po e qon botën në Luftë bërthamore!” Thotë ish ministri Rus i punëve të jashtme

Për shkak të eskalaimit të tensioneve në mes të Perëndimit dhe <Rusisë,bota sot është shumë më afër luftës nukleare,se sa që ka qenë ndonjë here më parë.

b031204bbb 4 December 2003 NATO Foreign Ministers' Meetings Press Point - NATO-Russia Council Igor Ivanov, Russian Minister of Foreign Affairs.

Për këtë ka tërhequr vërejtjen kryetari i këshillit rus për qështje ndërkombëtare dhe ish ministri i jashtëm rus Igor Ivanov.Ai duke folur në forumin tradicional në Bruksel të cilin e organizon fondi Marshal Gjerman në SHBA,ka thënë se rreziku për konfrontim në Europë duke përdorur armë bërthamore,sot është më i madh se kurdoherë më parë,e sidomos nga ai që ishte në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar.

“Sot kemi më pak koka bërthamore,por rreziku nga përdorimi i tyre po rritet dhe ky lloj situacioni është i rrezikshëm për të gjithë ne” tha Ivanov.
Ai gjithashtu ka tërhequr vërejtjen në pasojat e mudëshme nga gara në armatim në mes Europes dhe Rusisë,duke thënë se “është shumë e sigurtë,sapo SHBA ta vendosin sistemi e tyre raketorë në Poloni,për shembull,Rusia do të përgjigjet menjëherë në mënyrë që do ta vendosë sistemin e saj “Iskander” në rajonin e Kaliningradit.
Sipas tij,Rusia nuk është më anë e “Europës së Madhe” të dështuar por po bëhet anë perëndimore e “një Euroazije gjithnjë më të madhe në ngritje”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close