Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur sot nga puna në Pallatin e Kongreseve në Tiranë

Ka filluar kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë , dhe eshte përshendetur sot nga nje sërë personalitetesh të larta të politikës ndërkombëtare.Ai në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

kongrFjalën e hapjes se ka mbajtur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili u shpreh se, “Debati është i mirë, por le të mos ngatarrojmë një gjë. Partia Socialiste nuk është qëllim në vetvete, kryetari i Partisë Socialiste nuk është qëllim në vetvete, Sekretari i Përgjithshëm nuk është qëllim në vetvete. Të gjthë këta njerëz janë mjete në duart e Partisë Socialiste dhe në duart e popullit tonë shqiptarë për të qënë kryeshërbëtorë të Shqipërisë. Miqtë e mi të mos i trajtojmë garat si një qëllim në vetvete. T’i konsiderojmë si gara idesh ku ne të kemi mjetin e fortë në duart e çdo shqiptari për ta çuar Shqipërinë në drejtimin e duhur”.

Në rend dite janë parashikuar 6 pika, të cilat nisur nga ecuria e debatit, nuk përjashtohet dhe të ndryshojnë. Për të drejtuar secilën nga 6 temat e rendit të ditës, përfaqësia e delegatëve do të zgjedhë 6 presidiumet që do të orientojnë debatin ose votimin sipas rastit.

1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste nga ku do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e Asamblesë.Kongresi

KOngresi i partise socialiste (3). Foto Agim DobiJPGNë kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të asamblesë kombëtare dhe 9 anëtarët e komisionit të garancive statutore.

Ndryshe nga herët e tjera, çdo delegate do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij. Delegatët do të përcaktojnë dhe nëse kryesocialisti do të kalojë ose jo në referendum për mandatin e tij, brenda 30 ditëve nga kongresi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close