Princi Charles qëndroi sot në qytetin e Prizrenit

princi Charles sot ka qëndruar në qytetin e prizrenit
charlesAi gjatë vizitës në Prizeren ka thënë:”Është e nevojshme të ndërtojmë ura.Është e nevojshme që përsëri të ndërtojmë themele.Kam dëgjuar shumë rrëfime,rrëfime të rënda,sidomos Rrëfimet e familjarëve të të pagjeturve ma thyen zemrën,dhe dëshiroj të kisha mundur tu ndihmoja këtyre njerzëve.Por ne duhet ta kalojmë atë urë,hakmarrja nuk është zgjedhje,rruga për në ardhmëri më të mirë është në pajtim”
“Kur erdha për herë të parë në këtë vend në vitin 1999, 17 vite më parë… dhunë, mizori e panevojshme dhe ishte bërë shkatërrim i qëllimshëm i trashëgimisë të secilit komunitet, pasuritë, objektet e trashëgimisë, reliktet më sekrete dhe historike. Gjithçka që do të ndihmonte të definohen komunitetet, për t’ju dhënë atyre atë ndjenjën e përkatësisë, që si qenie njerëzore na duhet ne të gjithëve. Thellë, pa ato rrënjë dhe pa atë ndjenjën e përkatësisë dhe domethënies ne jemi të humbur. Nuk e dimë ku të fillojmë dhe nuk dimë se si ta interpretojmë botën përreth nesh. Pa histori, po ashtu jemi të humbur, por njëkohësisht siç thashë ditë më parë në Beograd: Ne nuk mund të bëhemi të burgosur të historisë. Duhet të sigurohemi se e posedojmë, por jo të pushtohemi nga ajo”, tha Charles.
Ai gjatë vizitës dhe shetisë që bëri në qytet,u ul dhe piu kafe në sheshin “Shatërvan”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close