Tiranë;Zgjidhen 174 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së

TIRANË, 20 Mars /ATSH/- Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi në një deklaratë për median të dielën tha se, “është përmbyllur me sukses dhe duke respektuar çdo kriter, procesi i votimit të 1500 delegatëve të Kongresit të PS-së për të zgjedhur 174 anëtarët e Asamblesë Kombëtare”.

klosi

Sipas tij, rreth 1500 delegatë Kongresi nga të gjitha qarqet e vendit, votuan për përfaqësuesit e çdo qarku për anëtarë asambleje në Partinë Socialiste, mbi kritere të përcaktuara nga Asambleja Kombëtare e mbledhur në prag të Kongresit të partisë.

Klosi deklaroi se, u zbatuan me korrektësi kriteret e vendosura, disa prej të cilave ishin integriteti moral dhe ligjor i figurës së kandidaturave që propozohen.

Kandidaturat e propozuara, vijoi ai, për anëtarë të Asamblesë Kombëtare nuk duhet të kenë apo kenë pasur probleme me ligjin apo organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë. Të mos kenë status të nëpunësit civil; 50 % e kandidaturave të propozuara të jenë gra dhe 20 % e kandidaturave të jenë të moshës deri në 30 vjeç.

“Duke iu përmbajtur rreptësisht këtyre kritereve, vota e delegatëve konfirmoi 174 anëtarë asambleje. Prej këtij numri, 50 % anëtare janë gra”, tha Klosi.

Ai shtoi se, kjo tregon edhe njëherë përmbushjen e premtimit tonë për barazi gjinore edhe në forumet më të larta të Partisë Socialiste. Duke i uruar punë të mbarë të gjithë anëtareve të Asamblesë Kombëtare, Klosi theksoi se, procesi i votimit të anëtareve të Asamblesë, ishte vijimi i një numri të madh të proceseve zgjedhore në të gjitha organizatat socialiste.

“Mijëra procese zgjedhore në të gjithë vendin të anëtarësisë socialiste, përmes transparencës e garës së hapur flasin jo vetëm për transformimin rrënjësor dhe të thellë të kësaj force politike, por konfirmojnë gjithashtu se Partia Socialiste është dhe do të mbetet, forca politike më demokratike në vend”, deklaroi ai.

Kongresi i Partisë Socialiste, miratoi gjithashtu Statutin e ri të Partisë, që garanton për të gjithë të drejtën e pjesëmarrjes aktive, të barabartë dhe me transparencë të plotë në çdo vendimmarrje, në forcën më të madhe politike në vend./m.m/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close