Gjuha Arbëreshe e Zarës po zhduket

Fahri Xharra
22.03.16. Gjakovë


E dini që gjuha arbëreshe e Zarës , sipas “Telegraph-it “ britanik është ndër 24 gjuhet e Europës që rrezikohet nga zhdukja ; gjuha e cila flitet vetëm edhe nga 500 veta.

Në gazetën “ Slobodan Dalmacija “ lexojmë : Zonja Irena Kolbas nga Muzeu Etnografik I Zagrebit ,që para tri vjetësh ka shkruar: “ Gjuha Arbanase është e falme arkaike e dialektit Gegë të gjuhës Shqipe , të cilën e sollën Arbanasit në fillim të viteve 1700. Arbanasët erdhën në tri valë të shpërnguljes nga rrethina e Shkodrës, nga rrethina e Tivarit si dhe Brisku dhe Shestani . Në fillim ishin strehuar në Zemunik ,e pastaj rreth vitit 1726 erdhën ne Zarë ku edhe sot flitet më së shumti gjuha arbanase. Në Zemunik ende ka arbanas por ata e kanë humbur gjuhën e tyre. “

  • Jam i sigurt qe numri i atyre që flasin gjuhen Arbanase , është edhe më i vogël se sa shkruan gazeta “Telegraph”- thot Bernard Kotlar i cili i ka digjitalizuar bisedat e tija dhe të Aleksandër Stipqeviqit me arbanasit e vjetër duke u munduar të ruanin gjuhën arbanase nga humbja e përhershme ,

( Bernard Kotlar ankohet se arbanasit e kanë në duar vetëm fjalorin e Kruno Krestiqit , por nuk kanë as libra të gramatikës e as mësimdhënës të përgatitur.
Në fillimtë shekullit 20-të Austro- Hugaria në një kohë e kishte derguar Dom Ndre Mjedën dhe Nimon Ferizin për të dhënë mësim në këto anë. Nimon Ferizi , bile është i varrosur në Arbanasi të Zarës.

arbreshZ
Miq të nderuar , i kemi dy shtete shqiptare , dhe ku janë ato , sa janë të interesuara për arbanasit; vetëm t`i mendojmë grekët dhe serbët në këtë rast se sa kishin shpenzuar për të ruajtur jo vetëm gjuhën por edhe një varr të bashkë kombasve të tyre . Marre për ne, historia do të na gjykojë! )

Zoti Kotlar, 58, flet vetëm me nënën e tij ne gjuhen arbanase e cila i është gjuhë amtare , ai ankohet ;” Bashkësia arbanase ka ndryshuar, njerëzit janë përzier . Pak e vështirë të ruhet gjuha e sjellë ne këto ane para 300 vjetësh. “

“ E vështirë është të ruhet gjuha në këto kushte por unë jam optimiste. E kemi themeluar shoqatën kulturore “ Vicko Zmajeviq” dhe do të mundohemi të bëjmë çmos për gjuhën e të parëve-thot Maksimilijane Barançiq , profesoreshë e doktoruar në temën “Leksiku i të folmes së Arbanasit “
Është për tu përmendur që vetëm familja e Ana Mazijes , në Arbanasi që flasin ndër veti vetëm shqip,
-– Dje kom pat plot pun ! -thuhet ende

Mund t`i lexoni :
http://gazetadielli.com/arbanasi-i-zares-dhe-familja-deshpali/fahrixharra
http://gazeta55.al/arbanasi-ne-zare-fshati-shqiptar-ne-kroaci/fahrixharra

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close