Kush na e solli fantazmën antishqiptare ?

Fahri Xharra

23.03.16 , Gjakovë


Kush jam unë? Çka mësova? Çka po mësoj? Studimi i personalitetit është një degë që zhvillohet vazhdimisht dhe shumë me përparësi në ditët e sotit ; Po si ndryshon personaliteti ne boten e mospunës? Si ndihemi dhe si bëhemi kur jemi të aftë për punë e nuk kemi ku të punojmë?
Po si ndryshon personaliteti ne botën e mos mësimit? Po si ndihemi kur në shkollë shkojmë e mësojmë shumë apo hiq? Jeta është një evolucion shpirtëror konstant e e cila na sjell një pjekuri. Vetëdija mund të rritet dhe të zgjerohet dhe duhet lënë unin e vjetër.. Koha prodhon ndryshime në mënyrë të vazhdueshme. Krijimin e Personalitetit e bëjmë për të njohur të ardhmen tonë,që ndryshon në në funksion të pasurive që i kemi në vetvete.

Të gjitha këtyre pyetjeve është vështirë t`iu përgjigjemi . Por më e rënda është ; Kush na e solli fantazmën antikombëtare ? A e keni menduar , që do të jemi viktima të kësaj fantazme që është në ne e ndër ne ? Si duket ajo sajesë e përgatitur posaçërisht për ne ?
Të flasësh për të kaluarën , je i sulmuar . Të shkruash për Skënderbeun je i linçuar . Nëna Terezë është e pa dëshiruar . Ismail Kadare ‘”mos egzistoft “! Jusuf Buxhovi ! O zot ku jemi ?

Ideja e personalitetit është shumë e ndërthurur, është e përcjellur nga idetë e shekullit që ajo po kalon ku ende sot është vështirë të gjendet një koncept i përafërt i shkollave dhe qëndrimeve të ndryshme . Njësia e personalitetit vjen nga mundësia e organizimit të vetëdijes si baraspeshë e tij . . Sot ideja e përgjithshme që rrjedh nga vizionet e ndryshme të personalitetit është që ai është bashkësia e sjelljeve që e ndërtojnë një person dhe duke pasur parasysh përhershmërinë dhe vazhdimësinë e mënyrave të veprimit dhe reagimit , origjinalitetit dhe specificitetit dhe mënyra e saj për të qenë . Si po e ndërtojmë personalitetin tonë? Çka përgjigjemi në pyetjen se kush jemi?
Ndërtimi i personalitetit duke u identifikuar nëpërmjet rrethit dhe reagimeve të mjedisit; ndryshimi i imazhit duke iu falënderuar roleve të cilat i ofrojnë shkollat, aktivitetet familjare dhe argëtimi; mandej gjatë rritjes në moshën e pjekurisë për të dalluar vetveten me një personalitet më origjinal dhe më të thellë.
“Me rritje dhe pjekje zhvillohen aftësitë e zhvillimit duke u bazuar në atë se çka jemi të aftë të bëjmë e ndërkohë të krahasohemi me të tjerët dhe të çmojmë aftësitë e mundësitë tona për të gjykuar për vetveten.” – tek ne e kundërta
Kush jam unë? Çka mësova? Çka po mësoj? Të rinjtë tanë që rrinë me një kafe para vetes e i humbin orët e mësimit në kafeteri, çfare është personaliteti i tyre?
Çdo dalje nga shtëpia e mbyt personalitetin tonë edhe ashtu të shprishur .Ballafaqimet (sfidimet) janë teste të ndryshme natyrore që e vënë në sprovë personalitetin tonë. Sa jemi të aftë me atë që po mësojmë, me atë që po shohim e lexojmë të ballafaqohemi me ardhmërinë tonë. Në rastet e pasigurisë njeriu kërkon mbështetje, në raste të kërcënimit njeriu lyp shpëtim. Sa është e aftë e çka po bën shoqëria jonë në mirëmbajtjen e personaltetit tonë.? Asgjë .

Si të shkruamë e ta mbrojmë kombin kur : “Nuk flliqi duart unë ! Ka kush merret me ty që nesër , mbaje ne mend ketë qe ta thash . Nuk do ta shohësh më token e zezë . Njeher flas dhe kaq mjafton per mua , zoti te ndihmoft “

Si të mbrohesh apo kush të mbronë , si të dalësh në publik ?, kur ; Fahri xharra ti lyp me qi krejt me rend cka i ke …..Ti je njeri i shitur po nga ajo organizat e cila te paguan per lajme te rreme .
Shantazhimet , kërcnimet , njollosjet … e nga kush ? Nga vetë shqiptarët .

Dikur , kur Teki Dervishin nga Gjakova kur shkruante kombëtarisht e dërguan në burgun famëkeq të Goli Otokut . Kush ? serbët ,pra !

E sot serbet nuk po kanë nevojë të merren direkt me ne se vet po i kryejmë punët e tyre pak ndryshe por për te mjetin qëllim : mbylljen e gojës së të vërtetës kombëtare .

“ Tish kone gjall sultan fatihu met masakru ty far e flliqt  “ i thuhet kësaj qytetërim ?

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close