Ultimate magazine theme for WordPress.

Donika Kadaj-Bujupi jep dorëheqjen nga AAK

PRISHTINË, 24 Mars/ATSH/.-Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK.

Pas 13 vitesh të aktiviteteve në AAK, një prej deputeteve më aktive në Kuvend, Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Në një deklaratë me shkrim për KTV’në, Kadaj Bujupi ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur.

maxresdefault

“Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër”, shkruan Kadaj-Bujupi.

Situata e krijuar, vijon ajo, po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. “I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do të gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt atyre dhe interesave të vendit. Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pakthyeshëm”, përfundon ajo.

​AAK: Vendimi për dorëheqje i Kadaj-Bujupit, për arsyet e saj personale

Pas dorëheqjes së deputetes Donika Kadaj-Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku ishte aktive për 13 vite me radhë, nëpërmjet një komunikate për mediat, AAK-ja ka thënë se me keqardhje e ka pritur vendimin e saj, ndërsa thotë se vendimi është marrë duke pasur për bazë arsyet e saj personale.

“Vendimi i sotëm i Donika Kadaj-Bujupi, që të mos jetë më pjesë e AAK-së, është vendim që i përket vetëm asaj dhe arsyeve të saj. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh keqardhje për këtë vendim të zonjës Kadaj-Bujupi, dhe i shpreh asaj mirënjohje për kontributin e deritashëm në AAK dhe në Kuvendin e Kosovës, si deputete e AAK-së, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin dhe në zgjedhjen e saj”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

AAK thotë se vazhdon të jetë parti e parimeve demokratike dhe e vendimeve të forumeve të veta. “Po ashtu AAK është e ndërgjegjshme për situatën tejet sensitive në vend, dhe si rrjedhojë shumë e kujdesshme në veprimet që merr, deri në arritjen e objektivit kryesor, që është ndryshimi që duhet të ndodhë”, thuhet në fund. /

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close