Gryka e Vardarit – historia e fshehur !

 FAHRI XHARRA        24.03.16  Gjakovë


Duke lundruar në një kohë të lashtë të historisë , andej Grykës se Vardarit dhe fushat rreth lumit , e gjetëm qytetin i sotëm Gjevgjelia së cilës historia i jep një vlerë shumë të madhe .

wed3Lugina e Vardarit afër Gjevgjelisë është një vend i banuar që nga mijëvjeçari i parë pr Kr. ndoshta edhe më herët ; në një pozitë shumë strategjike mbi rrafshinën e Vardarit .
Në zbulimet sistematike që nga viti 1995 janë gjetur tri pika të rëndësishme ; Akropoli. Terrasa Jugore dhe Terrasa Lindore. Në këtë vendbanim historik janë gjetur 16 pika kulturore me 6 vendbanime të ndryshme të cilat i japin qytetit një pamje të rëndësishme stratigrafike: këtu gjinden të gjashtë fazat e ndërtimeve: VR1( Koha e Neolitit ); Vr2 ( shek 13deri 11 prKR.) VR3
( shek.10-9prKr.) VR4 ( shek 8-6 prKr.) VR5 ( shek 5-4 prKr); VR6 ( shek.3-1 pr Kr)
Vendbanimet e VR5 dhe VR6 janë nga Antikiteti i hershëm, dhe e paraqesin jetën e urbanizuar të qytetit .
wed 2Mbetjet e këtij vendbanimi janë të përqendruar ne Bregoren 2 , edhe pse me sipërfaqe është më e vogël. Qyteti i madh i Toa-s dhe gjetjet arkeologjike tregojnë për një vend të zhvilluar ekonomikisht me të gjitha karakteristikat e një jete të zhvilluar urbane. Monedhat metalike te shek.5 para Kr. dëshmojnë gjithashtu bindshëm. Këtu dëshmohet lufta e Mbretit Thrakas Sitalkut kundër Makedonisë në vitin 429 paraKr.

Shkatërrimit të madh të kësaj ane i referohemi sulmeve Kelte në dekadat e para të shek.3 prKr.

Kjo është historia e tokave ku dikur flitej një gjuhë e rrënjës pellazgjike.

Për të interesuarit :
D. Mitrevski, Staromakedonskiot grad na Vardarski Rid, Skopje 2001.
D. Mitrevski i drugi, Vardarski Rid -Tom 1, Skopje 2005.
E. Slamkov, Umetnosta na Vardarski Rid (Katalog), Gevgelija 2004;
B. Husenovski, Anti~kite moneti od Vardarski Rid, Gevgelija 2004.D .Mitrevski., Vardarski Rid, Archaeological sites, Cultural heritage protection office, Skopje 2009, 62-65.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close