Komadanti i KFOR-it gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta pati një takim të nivelit të lartë me Shefin e shtabit të FA-së së Shqipërisë, Bazo

PRISHTINË, 24 Mars /ATSH-B.Jashari/.-Në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Prishtinë, Komadanti i KFOR-it gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta mbajti sot një takim të nivelit të lartë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

1ww

Gjatë takimit, të dy oficerët e rangut të lartë dhe stafi ndërkombëtarë i KFOR-it diskutuan për zhvillimet e fundit në situatën e tanishme të sigurisë në Kosovë. Ata gjithashtu diskutuan për fluksin e migrimit dhe fenomenin kompleks te luftëtarëve të huaj.

Njoftimi i dërguar thekson se, KFOR-i si reagues i tretë në mbajtje të një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, vazhdon të përmbushë plotësisht detyrat e tij, sipas mandatit të KB-ve.

Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe çarëdo ndryshim i prezencës së KFOR-it në të ardhmen do të mbështetet në analiza të kujdesshme të kushteve në terren.

Ata u pajtuan që është e nevojshme të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, humanitare dhe politike e çështjes së migrimit në Ballkan përmes përfshirjes të të gjitha palëve ndërkombëtare.

Gjenerali Bazo thekësoi rëndësinë e prezencës së KFOR-it në Kosovë dhe aftësinë e KFOR-it për të punuar në mënyrë konstruktive dhe koordinim të ngushtë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare. “KFOR-i ka misionin më të vjetër, më të gjatë dhe më të suksesshëm të NATO-s, i cili promovon dhe ndanë vlerat e vendeve të NATO-s,” tha gjenerali Bazo.

Kjo ishte edhe një mundësi për gjeneral Miglietta të shprehë falenderimin e tij për profesionalizmin e ushtarëve të Shqipërisë të vendosur kryesisht si pjesëtarë të stafit të Shtabit të Përgjitshëm të KFOR-it.

Këto takime janë pjesë e bisedave të nivelit të lartë në kuadër të axhendës së KOMKFOR-it që kanë për qëllim ngritjen e dialogut dhe të kuptuarit e përbashkët në mes të vendeve që kufizohen me Kosovën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close