Marrëveshjet serbe-osmane ishin dhe ende janë

Fahri Xharra.26.03.16
Gjakovë


Qëndrimi ndaj së kaluarës e posaçërisht historisë shqiptare duhet të jetë pa fije animi , të shkruhet pa presion psikologjik nga situate politike e kohës kur shkruhet ajo dhe të jetë sa më e besueshme ( e nxjerrë nga dokumentet arkivore )
Më habit fakti ,nëse mund ta quaj i mashtrimit tonë ndaj një epoke e cila nuk ishte aspak në favorin tonë. Kësaj radhe e kam fjalën për dy qind vjetshin e fundit të marrëveshjeve osmano-serbe , e më vonë edhe atyre turko-serbe , të cila neve si shqiptar na kanë dëmtuar shumë.

marr se tr

Fitorja serbe 1830
Serbët , si komb i formuar shumë vonë ( pa histori , pa tradita të lashta ,pa ndonjë krenari të posaçme ) na i mbushin bibliotekat botërore me” pafajsinë “ e tyre historike , me “dhunën “ që shqiptarët e “ushtronin” ndaj tyre gjatë kohës otomane , me natyrën e tyre te rrejshme prej viktime nga “ barbaria” shqiptare . Dhe më e keqja që ne iu besojmë në mënyrë indirekte duke i besuar direkt “ vëllazërisë “ otomane. Me këtë besim të skajshëm , të pakontrolluar dhe të porositur prej tyre , ne biejmë në rangun e “agresorit “ shumë të rrezikshëm për serbët dhe për Europën.
Të mendojmë shlirë ,pa anime , pa simpati individuale dhe pa pagesë të porositur ; ne jemi të mashtruar.
Lexojmë në burimet serbe” : “Pre 186. godine Srbija i njen tadašnji vladar knez Miloš Obrenović “izvojevali” su od turskog sultana Mahmuda II autonomiju u okviru Otomanskog carstva, koja je dobijena objavljivanjem čuvenog hatišerifa! Ipak i ovaj važan dokument za Srbe nije prošao bez teorije zavere… “
Pra , para 186 vitesh Serbia dhe sunduesi i atëhershëm serb Knez Millosh Obrenoviqi ‘ e morën autonominë nga sulltani Mahmuti II , në kuadër të perandorisë Osmane , e cila u fitua pas shpalljes se hatisherifit të famshëm sulltanor …..

Vetëm të mendojmë që në atë kohë ne ishim të ndarë në katër vilajete dhe asgjë më shumë; flitej dhe taksohej osmanishte , mejtepet ishin osmanisht , hamamet ishin për agallarët et turqizuzar . Osmanët e dinin të vërtetën shqiptare , territoriale shqiptare dhe kombëtare shqiptare; por ata na “donin “shumë dhe s`mund të “rrinin “ pa ne.

Pra në Nëntor te vitit 1830 në Beograd në Tashmajdan në praninë e Knezit Millosh Obrenoviq dhe pashait të Beogradit u lexua hatisherifi i sulltanit turk Majmutit II për autonominë e Serbisë. Pas kësaj pasanikët turq e filluan shitjen e pasurisë së tyre serbë dhe shumë prej tyre u larguan nga Beogradi . Kryengritja e armatosur në Kryengritjen e dytë “serbe” kishte zgjatur pak më shumë se katër muaj , dhe vazhdimi pasoi me zgjidhje diplomatike (Na današnji dan 1830. godine u Beogradu na Tašmajdanu u prisustvu kneza Miloša Obrnovića i beogradskog paše svečano je pročitan hatišerif turskog sultana Mahmuda II o autonomiji Srbije. Turci su nakon toga prodali svoja imanja Srbima i napustili Beograd. Oružani sukobi u Drugom srpskom ustanku su trajali jedva nešto više od četiri meseca, a ona su se stvari rešavale diplomatskim putem. )

alt

Kjo ishte gjendja ekonomike në kohën e marrëveshjeve osmane-serbe

 

Çka arritën serbet me këtë autonomi “? Ata e fituan të drejtën në praktikimin e besimit, zgjedhjen e efektivit ushtarak. drejtoritë e pavarura të brendshme, kthimin parapa të 6 nahijeve që Kargjorgje i kishte çliruar në kryengritjen e parë, tregtinë e lire,ngritjen e shkollave në gjuhën serbe,ngritjen e spitaleve dhe shtypshkronjave serbe, ndalimin e kolonizimi turk në Serbi ( lexo” shqiptarëve ) dhe të drejtën e shpërnguljes së turqve nga Serbija në Turqi ( përgatitej dhuna e madhe ndaj shqiptarëve musliman për ikje nga tokat e tyre )
(Ovim aktima Srbija je stekla prava na: slobodu veroispovesti, izbor starešina, nezavisnu unutrašnju upravu, povratak šest nahija koje je Karađorđe oslobodio tokom Prvog srpskog ustanka, slobodu trgovine, podizanje škola, bolnica i štamparija, zabranu naseljavanja Turaka u Srbiju i pravo na iseljavanje Turaka iz Srbije, osim u gradovima sa utvrđenjima.)

Me këtë u bë edhe inaugurimi e një sundimtari të parë të krishterë në suazat e perandorisë Osmane .
Po , shqiptarët në atë kohë ? ishim në katër vilajete dhe nuk e dinim se çka bisedohej në mes Serbisë Autonome dhe perandorisë së madhe .

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close