Mediumet maqedonase spekulojnë për një grupë të armatosur e cila kinse ka hyrë nga Kosova në Maqedoni për …

Merret vesh se mbrëmë ka pasë një bllokadë totale të HARAQINËS-katund afër Shkupit i banuar vetëm me Shqiptar si dhe ka pasur kontrolle në afërsi të disa katundeve përrreth,nga policia maqedonase, gjithashtu të banuara nga shqiptar,në rajonin e komunës së Likovës.

maked pol

Sipas burimeve jozyrtare policisë maqedonase bëhet fjalë për “kontroll dhe bastisje të terenit dhe shtëpive dhe objekteve të braktisura,përgjatë vijës kufitare e cila është shpallur zonë krize”.
Mjetet e informimit maqedonas si dhe një pjesë e opinionit i ka mëshuar lajmeve tendencioze se kinse nga ana kosovare ka hyrë një grupë e armatosur dhe e cila për qëllim kishte “aksione ushtarake për ta liruar” Sami Ukshinin,Komandant Sokolin,i akuzuar për kinse aksione terroriste nga organet maqedonase.
Por të gjitha këto i demanton kryetari i komunës së Likovës S.Duraku i cili thotë se situata është e qetë dhe se të gjitha këto janë dezinformata.

Nga ana tjetër mediumet enga Shkupi duke u thirrur “në burime nga shërbimet e sigurisë” sjellin lajmin se “dje në rrethin e Vaksincës janë gjetur migrantë të cilët kinse disa ditë me radhë janë mbajtur nga një grupë e armatosur!Sipas Kohës Ditore policia është në kërkim të një personi nga Bangladeshi,i njohur si Toni,udhëheqës i një grupi të armatosur e cila ka mbajtur migrantët të cilët kishin ikur nga qendra e pranimit në Tabanoc.”Migrantët qenkëshin mbajtur me forcë në një shtëpi të braktisur në Lojan”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close