Sanders më afër Clintonit,që nga tri fitoret e mbrëmshme

senatori amerikan Bernie Sanders në garën për kanditaturë presidenti të demokratëve kundër rivales së tij Hillary Clinton ia ka arritur që ti afrohet asaj.Sanders ka fituar të shtunën parazgjedhjet në Washington,Alaska,dhe Hawaii,me një përparësi të dukshme para ish sekretares së shtetit Clinton.Senatori ka reaguar i gëzuar për rezultatin dhe është treguar optimist që megjithatë do ta arrinte favoriten Clinton.

sanders

Sipas TV amerikane Sanders i ka marrë 72 përqind në shtetin federal në bregun perëndimor Washington.aty ishin 101 vota delegatësh për ti fituar.Në shtetin e banuar rrallë,alaska e mundi ai Clintonin me ma shumë se 79 %.Aty ishin 16 vota delegatësh për tu fituar.Edhe në Hawaii ku ishin 25 vota delegatësh për tu fituar ai e mundi rivalen e tij me 71 përqind.
“Falemnderit Alaska!”,shkroi Sanders në mbrëmjen e vonë në Twitter.”S’bashku ne dërgojmë mesazhin,se kjo qeveri neve të gjithë na takon.” Ma vonë ai shkroi:”Washington,falemnderit shumë,për mbështetjen e madhe!”
Sanders është ende larg nga rivalja e tij,Clinton,e cila në parazgjedhjet e gjertanishme ka fituar dukshëm më shumë vota delegatësh.Për ta rrezikuar kandidaturen e Hillary Clinton,sandersit do ti duhej që parazgjedhjet e mbetura ti fitoj me përparësi të dukshme.Në shtetet e mëdha si New York dhe Pennsylvania,ku klinton është favorite.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close