“Tanke” në ndeshjen miqësore të futbollit në mes Gjermanisë dhe Anglisë!
Militarizmi,konfliktet,luftërat,shpërthimet e kanë mbërthyer dhe po dominojnë përditshmërinë tonë,edhe atë vizuele e besa dikush po e përjeton edhe në lëkuren e tijë,gjithandej nëpër botë.Dhe sikur nuk kanë tjetër gjë për të bërë njerëzit,vetëm se të merren me tema luftrash,konfliktesh dhe të jenë pjesmarrës vet në to!
Këto që u thanë më lartë e kishin kursyer të paktën,sportin,deri në një masë megjithëse edhe aty kishte gjëra që prodhojnë konflikt,por ishte mbajtur deri diku nën “tepih”.
Një gjë e quditëshme ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen miqësore të futbollit në mes Gjermanisë dhe Anglisë.Në fakt në një baner reklame vendosur aty ku zakonisht vendosen reklamat e firmave të ndryshme që reklamojnë gjatë një ndeshje futbolli,shihej shkrimi “World of Tanks“ si dhe foto tankesh!Edhe pse në fakt reklamohej një lojë online prap se prap tanku ishte” protagonisti”.Dhe,a u dashka që në një ndeshje futbolli miqësore të “parakalojnë” Tnket?
Po jetojmë kohë të quditshme!
Comments are closed.