Baladë për dashurinë që ishte dikur

Zize Liza Pepshi


 

Pusho në gjoksin tim
Me qerpikë të flladis
Ballin me dorë ta gjezdis

Gërshetat harbohen
Zogjtë zgjohen të pulitur
Cicërojnë këngën e dashurisë

zizjaKu je?
Pse më humbe ashtu?
Unë vi te Varri
Asnjë gjurmë Konstantini
Ku mbete, ku trete
Pse më le kërcu?

Një puhi lëviz barin
Dhe nuk të trand ty nën tokë
As errësirën që më kaplon
Edhe në kokë

Qepallat dridhen bashkë me mjekrën time
Një lot bie mbi varr
Kërrusem mbi dheun e lagur
Dhe marr ca grushte baltë
E shtrëngoj e grimcoj, dua ta ha
Si dikur buzët tua
O zot, ende sa shumë të dua

Dhe flas, jo bërtas:
Po jam gjallë, jam gjallë
Dhe kam shumë mall
Për netët pa gjumë
Për fjalët lumë

Ende të mbaj në gjoks
Nuk lodhem, nuk dremitem
Me aromën tënde flladitem
Tek vjen nga nëntoka

Baladë e shkurtë ishte ishte
E çdo gjë të bukur e kishte

Kur?
Dikur
Që s’harrohet kurrë

Pusho në gjoksin tim
Me qerpikë të flladis
Ballin me dorë ta gjezdis
Dhe lë të zgjohen zogjtë e dashurisë sërish


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close